Flash

E shtuna e zjarrtë e futbollit Europian; dy derbi dhe dy sfida për kreun

Lapsi.al 29 September 2018
E shtuna e zjarrtë e futbollit Europian; dy derbi dhe dy sfida për

Futbolli Europian shfaq sot repertorin e saj më të mirë, me përplasje të mëdha, dy derbi e dy sfida titull. Emocionet e derbit kryeqytetas, pas atij në Tiranë, spostohen në Romë. Në Serie A Roma e Lazio do ta zhvillojnë betejën e tyre në orën 15.00. Orar që është bërë i zakonshëm në Itali për sfidën mes tyre, duke qenë se është më i përshtatshëm për të kontrolluar tifozët armiq të këtyre skuadrave.

Lazio e ideuar nga Igli Tare, e nën drejtimin e Simone Inzaghit, vjen nga katër fitore radhazi, por përballë do të ketë një kundërshtar të plagosur nga një start sezoni të dobët, por me moralin e rritur pas fitores së fundit në mesjavë.

Koha sa për të shijuar emocionet e një futbolli me adrenalinë, sepse në orën 18.00 në fushë zbresin kampionët e Italisë, në sfidën direkte për kreun, e që ndoshta do të ketë peshën e saj edhe tek titulli. Juventus-Napoli, një sfidë mes atyre që karakterizuan sezonin e kaluar. Nuk është më Higuain, për ti nxjerrë nga vetja napoletanët, por bardhezinjtë prezantohen me Cristiano Ronaldon, për të cilin tekniku i Napolit, Carlo Ancelotti nuk i kursen komplimentat: "Ai meriton të fitojë gjithmonë Topin e Artë". Juventus është me pikë të plota pas 6 javësh, ndërsa Napoli ka vetëm një humbje e do të tentojë ta stabilizojë renditjen në Stadium.

Beteja e kreut luhet edhe në Angli, me pothuaj të njëjtën situatë, vetëm se këtë herë kryesuesit e pathyer ende të Premier League luajnë në transfertë. Në orën 18:30 në Stamford Brigde Chelsea do të presë Liverpool, vetëm tre ditë pasi e eleminoi nga Kupa e Legës. Të kuqtë e Jurgen Klopp kanë 6 fitore rradhazi, ndërsa londinezët e Sarrit kanë një ndalesë, që e mbajnë dy pikë më pak në renditje, por në distancë parakalimi, pikërisht kur dy skuadrat të zbresin në fushë për sfidën që do tregojë shumë për forcën e pretendentëve për titullin kampion.

Mbrëmjen e madhe të futbollit e mbyll një tjetër derbi kryeqytetas, por këtë herë në Spanjë. Në orën 20:45 Real Madrid e Atletico Madrid luajnë një nga ndeshjet më të nxehta, e pas Superkupës Europiane të humbur nga madrilenët, Lopetegui nuk mund të bëjë një tjetër gabim në shtëpi, kundër rivalëve të qytetit. Simeone në anën tjetër ka gati strategjinë e tij dhe një Griezmann që kërkon të tregojë se është i denjë për Topin e Artë...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI