Flash

Tanjug: Vuçiç urdhëron ushtrinë të kalojë në gjendje gadishmërie

Lapsi.al 29 September 2018
Tanjug: Vuçiç urdhëron ushtrinë të kalojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic urdhëron ushtrinë serbe të kalojnë në gjendjen e gatishmërisë më të lartë luftarake. Lajmi i është konfirmuar Tanjug nga komandanti suprem i ushtrisë serbe.

Urdhri u transferua te Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe. Forcat serbe të sigurisë, forcat e armatosura dhe të gjitha njësitë speciale të Ministrisë së Brendshme janë në gadishmëri për shkak të, siç u shpreh, "sulmit të shqiptarëve në veri të Kosovës" dhe "arrestimeve të serbëve që nuk kanë kryer ndonjë vepër".

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, është komandanti suprem i Forcave të Armatosura dhe urdhëroi që e gjithë ushtria serbe të vendoset në gjendjen e gatishmërisë më të lartë luftarake, konfirmoi për Tanjug Kabineti i Presidentit.

Policia e Kosovës mohon marrjen e Ujmanit. Media serbe raportoi se anëtarët e njësisë speciale të Kosovës ROSU morën Liqenin dhe hidrocentralin e Ujmanit por Besim Hoti, zëvendës i drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veriore, i hodhi poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë për marrjen e kontrollit të Liqenit të Ujmanit dhe të hidrocentralit të tij nga Policia e Kosovës, si dhe për arrestimet e pretenduara.

Të këshilluara

Rama pritet me protestë në Korçë (FOTO)

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta sot në qytetin e Korçës, aty ku qeveria është zhvendosur prej dy ditësh. Protestuesit kanë qenë përkrahës të Part...

14:14

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI