Flash

Çfarë qendron pas vendimit të Juventus për të larguar Marotta

Lapsi.al 30 September 2018
Çfarë qendron pas vendimit të Juventus për të larguar

Juventus mposht Napoli duke marrë suksesin e tetë radhazi sezonal, por surpriza e madhe, e aspak pozitive erdhi pas ndeshjes në Stadium, nga vetë Beppe Marotta: "Mandati im si administrator i deleguar përfundon në 25 tetor - ka bërë të ditur ai - shoqërià e aksionistët po bëjnë një politikë rinovimi. Në listën e kandidatëve të rinj nuk do të jetë emri im".

"Do të qendroj tek Juve si drejtor i përgjithshëm i zonës sportive, për sa kohë ta shohim në të ardhmen, sepse duhet të flas me presidentin - ka shtuar Marotta me zë të emocionuar - Mohoj kategorikisht që mund të jem kandidat për Federatën (Figc), në këtë moment është një eksperiencë që nuk më intereson".

Marotta arriti tek Juventus në 2009 nga Sampdoria e së bashku me Fabio Paratici e drejtoi Zonjën e Vjetër drejt fitimit të 7 titujve kampion radhazi dy finaleve të Champions (përvec katër Kupa Italie e tre Superkupa italiane).

Vlerësimi i fundit individual, si drejtues i Juves, erdhi vetëm pak ditë më parë, kur Marotta u zgjodh 'best executive' si menaxheri më i mirë i vitit. Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e këtij divorci, kur dukej se gjithcka ishte në harmoni perfekte.

Allegri: "Marotta drejtuesi më i mirë italian"

"Unë me drejtorin kam punuar katër vjet e gjysëm, të bukur dhe të rëndësishëm - u shpreh Massimiliano Allegri kur iu komunikua vendimi për Marotta - është drejtuesi më i mirë italiano, për të mos thënë Europian. Ka ndërtuar Juventus bashkë me Paratici, Nedved e presidentin: e bëri një skuadër të fortë, fituese brenda e jashtë fushës. Është normale që do të na mungojë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI