Flash

Di Maria: "Shpresoj që klubi im i fundit në Europë të jetë PSG"

Lapsi.al 30 September 2018
Di Maria: "Shpresoj që klubi im i fundit në Europë të

Në një intervistë për "Telefoot", Angel Di Maria ka folur për fillimin e sezonit me klubin francez. Lojtari thotë se është në formë të mirë dhe ka ambicie për të bërë gjëra të bukura nën drejtimin e Thomas Tuchel. "Jam shumë i lumtur, kam ndjesi shumë të mira. E kam nisur shumë mirë sezonin dhe shpresoj se do të vazhdojë kështu".

Lidhur me trajnerin gjerman, Di Maria tha: "Tuchel erdhi menjëherë për të biseduar me mua. Më la të kuptoj se do të mbështetej tek unë, se isha  i rëndësishëm për ekipin. Mendoj se ka ardhur për të fituar Ligën e Kampionëve. Ai ka sjellë diçka të re në ekip. Shpresoj se këtë sezon ne të gjithë mund të bëjmë më të mirën për të fituar Champions. Të gjithë presin më shumë nga Parisi. Ne, gjithashtu, nuk ishim në 100% në Anfield. Nëse do të jemi në 100% të formës, do të kemi një shans të mirë për të fituar, sepse kemi Neymar, Kylian (Mbappé) dhe Edi (Cavani). Për mua, janë më të mirët".

Për Neymar dhe Mbappé: "Ney? E shikoj në të njëjtën formë siç ishte para dëmtimit, shumë ambicioz. Kylian?  Në çdo ndeshje shohim potencialin e tij të madh. Ai shpërthen në çdo kohë, edhe pse është vetëm 19 vjeç. Nëse vazhdon në këtë nivel, një ditë do të fitojë Topin e Artë".

Sulmuesi argjentinas ka thënë se mendon ta mbyllë aventurën europiane te PSG: "Jam shumë i lumtur këtu. Mbetet vetëm të presim se çfarë do të ndodhë. Klubi e di se çfarë dua. Gjithmonë kam thënë se do të doja të përfundoja karrierën time në Argjentinë, por shpresoj që klubi im i fundit në Evropë të jetë Paris".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI