Flash

Edi Rama e quajti HORR, por shikoni çertifikatën e sigurisë, trajnimet e OSBE, PAMECA, SHBA për Emiljano Nuhun

Lapsi.al 30 September 2018
Edi Rama e quajti HORR, por shikoni çertifikatën e sigurisë,

“Një horr i kthyer në hero, ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin për të marrë azil. Nuk do t’i ndahemi këmba këmbës atij horri”

Fjalë të rënda nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që nuk ishte dëgjuar të flasë me këtë lloj gjuhe dhe me këtë mllef as kur u zbulua se një vrasës ishte bërë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, as kur u zbulua se një përdhunues në grup ishte bërë kryetar bashkie, as kur u mor vesh se një tutor prostitutash ishte bërë deputet i Partisë Socialiste, apo kur u vërtetua se ish Ministri i tij i Brendshëm udhëtonte fundjavave në të njëjtën makinë me trafikantët e drogës jashtë vendit.

Jo, njeriu që Rama e quajti një "horr" nuk bëri asnjë nga këto gabime. "Horri" i Ramës, Emiljano Nuhu u konsiderua i tillë, sepse nuk pranoi të heshtë dhe të ulë kokën përpara një historie si ajo e Rrahjave, që ende sot mbajnë peng vajzën e përdhunuar hoteleve të Krujës, nga djali i deputetit që përfaqëson Rilindjen.

Çështja është se "horri" i Ramës rezulton të jetë një polic për të cilin shteti shqiptar ka investuar në trajnime dhe kualifikime të rëndësishme. Disa çertifikata dhe diploma të publikuara në rrjetet sociale nga gazetari Armand Maho, tregojnë se me shumë gjasa, denoncimi i Emiljano Nuhut, nuk ishte një rastësi.

Nuhu ka qenë një polic për të cilin është investuar për vite me radhë dhe ka kryer disa trajnime të rëndësishme.

Shikoni më poshtë, çertifikatën e sigurisë të lëshuar Drejtoria e Sigurisë dhe Informacionit të Klasifikuar, kualifikimet nga OSBE, PAMECA, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, diplomën në juridik etj dhe kurset e tjera të organizuara nga policia e shtetit, pastaj ia vlen të pyetet se kush është horri i vërtetë në këtë përballje.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI