Flash

"El Mundo" zbulon arsyet e largimit të Cristiano Ronaldo nga Real Madrid

Lapsi.al 30 September 2018
"El Mundo" zbulon arsyet e largimit të Cristiano Ronaldo nga Real

Që në maj 2017 Cristiano Ronaldo e kishte konsideruar largimin nga Real Madrid sipas gazetës spanjolle "El Mundo". Ylli portugez kishte organizuar një takim me këshilltarët e tij ligjor në shtëpinë e agjentit të tij, të famshmit Jorge Mendes, që kur filluan shqetësimet e para me drejtësinë spanjolle në lidhje me detyrimet fiskale.

Konfuz dhe i zemëruar nga akuzat, një Ronaldo që pranoi tek avokatët e tij se nuk dinte shumë dhe që mendonte se ishte në rregull, tha se ishte i zemëruar me faktet e publikuara nga autoritetet tatimore spanjolle. Në këtë pikë, u fol se Cr7 i kërkoi drejtuesve të Real Madrid një kontratë të re dhe një rritje të konsiderueshme të pagës për të kompensuar goditjen financiare që i erdhi nga autoritetet tatimore spanjolle, njësoj siç u veprua me Messin në Barcelonë.

Përgjigjja negative e herarkisë madrilene dhe distancimi i drejtuesve ndaj problemeve fiskale të Ronaldos është kuptuar si një "tradhti" nga ky i fundit. Arsyeja tjetër ishte fakti që Neymar paguhej më shumë se ai pas transferimit te PSG, ankesë të cilën CR7 e përmendte shpesh në dhomat e zhveshjes. Edhe Zidane duket se i ka thënë dy fjalë Florentino Perez sipas El Mundo.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI