Flash

Irlanda, destinacioni më i ri i azilkërkuesve shqiptarë, shtohet kërkesat në Francë dhe Gjermani

Lapsi.al 30 September 2018
Irlanda, destinacioni më i ri i azilkërkuesve shqiptarë, shtohet

Pasi kanë konsumuar vende si Gjermania, Franca dhe vendet skandinave, azilkërkuesit shqiptarë kanë gjetur një destinacion të ri në Europë për të përfituar azil. Sipas asaj që shkruan The Sunday Times, shqiptarët renditen të dytët në kërkesat për azil në këtë vend, pas gjeorgjianëve për vitin 2018.

 

Raportohet se fluksi i ri i kërkesave për këtë vit është në rritje, në veçanti pas një vale të refugjatëve shqiptarë që vijnë dhe kërkojnë strehim. Kërkesat e shqiptarëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë rritur me 50%, shkruan The Sunday Times, ndaj qeveria ka kërkuar të shtojë qendrat e strehimit për të dytën herë brenda vitit.

Sipas Ministrit të Emigrimit dhe Integrimit, David Stanton "javët e fundit, numri i njerëzve që mbërijnë në Irlandë dhe aplikojnë për mbrojte ndërkombëtare është shtuar".

Në 8 muajt e parë të këtij viti, numri i shqiptarëve që aplikuan për azil në Irlandë ishte 235 veta, shifër që i rendit të dytët në këtë vend pas gjeorgjianëve. Shtimi i numrit të aplikimeve nga viti i kaluar për shqiptarët është 50% nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Një zyrtar për agjensitë ligjzbatuese në Irlandë tha se "nuk ka persekutim të këtyre njerëzve për arsye etnike apo për çështje fetare (në Gjeorgji dhe Shqipëri)"

"Këto janë ekonomi në rritje, me synim integrimin në BE. Shqetësimi ynë është se mes këtij fluksi të ri azilkërkuesish, mund të ketë edhe elementë kriminalë që infiltrohen dhe zbulimi i tyre përbën një sfidë të vërtetë".

Gjithsesi, Këshilli Irlandez për Refugjatët thotë se ky nuk është një fenomen i izoluar, sepse azilkërkuesit shqiptarë dhe ata gjeorgjianë janë shtuar ndjeshëm edhe në Francë dhe Gjermani.

"Nuk duhet t'i demonizojmë apo t'i përjashtojmë njerëzit, thjesht për shkak të kombësisë së tyre dhe gjithkush ka të drejtë të dëgjohet në një mënyrë të ndershme dhe pa paragjykime. Organizatat e të drejtave të njeriut raportojnë vazhdimisht probleme për të dy vendet, duke përfshirë aty paaftësinë e policisë për t'i mbrojtur njerëzit dhe diskriminim në veçanti për komunitetin LGBT" tha Ministri për Emigrimin dhe Integrimin, Stanton.

Gjithsesi në Irlandë për momentin, 35 qendrat e pritjes janë plot, pavarësisht se 646 shtretër të rinj u shtuan këtë vit.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI