Flash

Kleçka e policisë/ Rrexhep Rraja u arrestua vetëm për “përndjekje” dhe jo për “dhunë”

Lapsi.al 30 September 2018
Kleçka e policisë/ Rrexhep Rraja u arrestua vetëm për

Këtë të diel, prangat iu vunë për herë të parë djalit të deputetit socialist Rrexhep Rraja. Ishte policia e Krujës që ekzekutoi vendimin e marrë më herët nga gjykata e këtij qyteti pas një kërkese të prokurores Mirela Kapo e cila po heton çështjen e dhunimit të 25-vjeçares Xhisiela Maloku. Arrestimi i të riut 24-vjeçar u njoftua zyrtarisht edhe nga policia e Krujës me anë të një njoftimi ku citohet vetëm një akuzë.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë kapjen me qëllim ekzekutimin e Urdhrit të Prokurorisë Krujë mbi bazën e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, nr.189 dt. 29.09.2018, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Rexhep Rraja 24 vjeç, banues në Krujë. Ai akuzohet për veprën penale “Përndjekja” parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë.

Pyetja që lind pas këtij njoftimi është: pse mungon akuza për “ushtrim dhune” ndaj djalit të deputetit? Torturimi që ai i ka bërë vajzës së re në dhomën e një hoteli u faktua edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore.

LEXO ME POSHTE

Ekspertiza mjeko-ligjore: Xhisiela Maloku, u rrah dhe u dogj me cigare!

Në këtë ekspertizë thuhej se Rraja e kishte goditur me qytën e pistoletës si dhe e kishte djegur me cigare atë. Por akuza “ushtrim dhune” mungon te akuzat.

Neni 121/a të Kodit Penal thotë se “kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet nga ish-bashkëshorti, ish-bashkëjetuesi apo personi që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë”.

Policia në njoftimin e saj nuk flet për dhunë dhe nuk dihet nëse gjatë seancës gjyqësore prokuroria ka paraqitur prova të tjera që e bindën gjykatësen të vendosë arrestimin e të riut sepse me këtë akuzë ai shumë shpejt do të bredhë i lirë me pistoletë në brez duke u bërë karshillëk të gjithëve. ©LAPSI.al

LEXO EDHE:

Prangat e padrejta në duart e Rexhepit

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI