Flash

Kush është gjyqtarja që firmosi arrestimin e djalit të deputetit socialist

Lapsi.al 30 September 2018
Kush është gjyqtarja që firmosi arrestimin e djalit të

Policia e Krujës ekzekutoi sot vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për të arrestuar shtetasin Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Ky i fundit akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj shtetases Xhisiela Maloku, çështje e denoncuar nga një ish oficer policie pak ditë më parë dhe që po dominon aktualitetin politik të ditëve të fundit.

Gjyqtarja që firmosi vendimin për arrestimin e Rexhep Rrajës ishte Enkelejda Hoxha, ndërsa dosja u përgatit nga prokurorja Mirela Kapo.

Enkelejda Hoxha u bë e “famshme” mediatikisht vitin e kaluar, teksa në muajin nëntor firmosi lirimin e parakohshëm të dy njerëzve të botës së krimit, Genci Tafilit dhe Ilir Pajës, me të parin që ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kolonelit Arben Zylyftari.

Për rastin e lirimit të Genc Tafilit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta nxiti edhe një procedurë verifikimi nga ana e KLD-së për gjyqtaren, ndërsa në vitin 2014 Hoxha i rezistoi kërkesës për shkarkim nga ana e ish ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, drejtuar KLD-së në vitin 2014. /tch

Të këshilluara

Fier, arrestohet shefi i Komisariatit

Arrestohet shefi i Komisariatit të Patosit, Flamur Veliu. Ai përplasi disa mjete të parkuara, përpara se të arrestohej nga SHÇBA.Veliu u kap nga kolegët e ti...

13:16

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI