Flash

Video/ Milinkovic Savic me tone të ashpra Strakoshës, pas goditjes së Kolarov

Lapsi.al 30 September 2018
Video/ Milinkovic Savic me tone të ashpra Strakoshës, pas goditjes

Milinkovic-Savic nuk ka qenë aspak i kënqur me performancën e portierit të përfaqësueses së Shqipërisë, Thomas Strakosha, pas golit të pësuar me goditje dënimi nga Kolarov në minutën e 72. Imazhet flasin qartë…

Në minutën e 72, pas ndërhyrjes së gabuar të Badelj ndaj Pellegrini, në goditjen e dënimit prezantohet Aleksandar Kolarov. Barrikada e vendosur nga Strakosha është me pak njerëz, ose e vendosur keq. Por ai që u vendos edhe më keq ishte portieri shqiptar, që pëson golin në shtyllën e tij. Goditja e serbit është e fortë dhe precize, por të pësosh golin në shtyllën e portierit është gjithnjë gabim i tij. Serbi nuk ka rezistuar tundimit për të kritikuar portierin shqiptar me tone të ashpra moment i kapur edhe nga kamerat televizive…

"Barazuam me meritë - është shprehur Simone Inzaghi - me 1-1 inercia mund të ndryshonte, por goditja e dënimit të Kolarov na dënoi" bëri vlerësimin e tij tekniku, duke shmangur përgjegjësinë e portierit në këtë rast.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/jp/jpwO.mp4

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI