Flash

Itali, festa e beqarisë kthehet në tragjedi, një i vdekur dhe 7 të plagosur, arrestohet shqiptari

Lapsi.al 1 October 2018
Itali, festa e beqarisë kthehet në tragjedi, një i vdekur dhe 7

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Itali, aty ku një person mbeti i vrarë dhe 7 shokët e tij u plagosën. Mediat italiane shkruajnë se të rinjtë po festonin ditën e fundit të beqarisë të shokut të tyre në Villorba të Trevisos, por ajo përfundoi në një tragjedi.

Një 21 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një sherri të nisur për shkak të zhurmave, ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të ndaluar për ngjarjen janë një shtetas shqiptar dhe një rumun. Sipas mediave në orët e vona të mbrëmjes një grup prej rreth pesëmbëdhjetë të rinjsh me origjinë moldave po ktheheshin nga festa e beqarisë e njërit prej tyre, Giovanni 24 vjeç, por zhurmat e shkaktuara prej tyre, të cilët ishin nën efektin e alkoolit sollën edhe reagimin e shqiptarit dhe shokut të tij rumun.   Pasi debatuan fillimisht, sherri agravoi në përdorimin e thikave. Për pasojë humbi jetën 21 vjeçari Igor Ojovanu dhe u plagosën 7 shokë të tij, mes tyre edhe dhëndri. Shqiptari dhe rumuni u arratisën më një makinë në drejtim të paditur, por u arrestuar më pas nga karabinierët pasi shkuan në spital për të mjekuar plagë

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI