Flash

Ku po manipulon Edi Rama me dhimbjen për Xhisielën ?

Lapsi.al 1 October 2018
Ku po manipulon Edi Rama me dhimbjen për Xhisielën ?

Edi Rama ka dy ditë që është shndërruar në liderin e të gjithë atyre që po mundohen të mbrojnë privacinë e Xhisiela Malokut, pasi emri dhe historia e saj u bënë publike. Ata po e përdorin si "mish për top", si "tra për të shembur derën', janë disa nga shprehjet që ka përdorur kryeministri. Më këtë taktikë, ai po u prin taborrëve të gjithë gazetarëve, antarëve të OJQ-ve, etj që kanë nisur një fushatë të vërtetë kundër shpërdoruesve të rastit të Xhisielës.

Nuk janë të pakta shkrimet dhe reagimet e fundit, që e shikojnë këtë si një përdorim politik, si një pandjeshmëri të dhimbjes njerëzore për të fituar kapital, etj.

rama

Sepse për hir të së vërtetës, edhe deklaratat politike të opozitës kanë qenë në disa raste ekstreme. Shpesh deputetë të saj i mbaronin qëndrimet mbi këtë ngjarje me thirrjet "Rama duhet përmbysur", gjë që ishte e pavend dhe e nxituar.

Por pavarësisht kësaj, ironia qëndron se ata që e donin Xhisielën të masakruar, tani po shqetësohen se atë e paskan përgojuar.

Ata që e lanë të endej me muaj të tërë komisariateve, që e braktisën në dorë të dhunuesve, që edhe pasi Berisha denoncoi rastin, thurën alibi për të treguar se doktori është çmendur, tani qajnë hallin e imazhit dhe stresit të saj.

Natyrisht, për asnjë vajzë që ka kaluar kalvarin e dhunimit dhe përdhunimit si kjo 25 vjeçare, nuk është e lehtë të përballet në çdo media dhe në çdo gazetë me faktet më rrënqethëse të jetës së saj. Por pyetja shtrohet ndryshe: Po të mos kishin dalë ato në publik, po të mos ishte njohur gjithë Shqipëria me rrëmbimet, goditjet në kokë me qytën e pistoletës, djegiet me cigare dhe seksin pa dëshirë, ajo vërtet nuk do të përgojohej, por do të qe më keq, do të vazhdonte të përdhunohej.

Video/ Pesë gënjeshtrat e mëdha të Edi Ramës në mbrojtje të krimit

Dhe ky është në fakt paradoksi i kësaj historie, që Rama bën sikur nuk e kupton: pa sakrifikuar privacinë, Xhisiela nuk mund të fitonte qetësinë. Fatkeqësisht u desh që dhimbja e saj të bëhej publike, në mënyrë që persekutori i saj të përfundonte në pranga.

Dhe tani, të gjithë atë që nuk çanë kryet kur ajo keqtrajtohej, po bëhen flamurtarë të moscënimit të imazhit të saj. Disa e bëjnë vërtet nga dhimbja, por Rama e bën vetëm për manipulim.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Manipulimi i madh pas skandalit të Xhisielës

Tani që Rexhep Rrahja është pas hekurave dhe që Xhisiela Maloku u mor në mbrojtje, po bëhet akoma më i qartë se çfarë e shqetëson mazhorancën në këtë histori. ...

18:28

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI