Flash

Telekom Albania nxirret në shitje

Lapsi.al 1 October 2018
Telekom Albania nxirret në shitje

Telekom Albania është në negociata për shitje me disa blerës potencialë nga Turqia, Greqia, Bullgaria, Serbia e Çekia pasi kompania mëmë, Telekomi i Gjermanisë, i cili kontrollon kompaninë shqiptare përmes OTE të Greqisë po shqyrton opsionet për dalje nga tregu shqiptar pas dy vitesh financiare me humbje.

Media të ndryshme në Serbi dhe Bullgari raportuan veçmas gjatë ditëve të fundit se kompania shtetërore serbe e telekomunikacionit është e interesuar krahas kompanisë bullgare Vivacom.

Një burim qeveritar i tha BIRN në konfidencialitet se edhe kompani turke e greke janë të interesuara. Sipas burimit, blerësit potencialë kanë kryer procedurën e njohur si Due Diligence, ku kompania në shitje analizohet në imtësi nga ekspertët për të njohur gjendjen e saj financiare.

Telekom Albania nuk ishte e arritshme për komente.

Telekom Albania u krijua në vitin 1996 si një investim i qeverisë shqiptare përmes një kapitali fillestar prej 1 milionë dollarësh nga buxheti i shtetit dhe 8 milionë dollarëve kredi nga Banka e Kursimeve, në atë kohë nën pronësi shtetërore. E emëruar Albanian Mobile Telecommunication, kompania akumuloi një grusht klientësh prej rreth 20 mijë vetësh deri në maj të vitit 2000, kur qeveria socialiste e nxorri në shitje si pjesë e privatizimit të sektorit strategjik të vendit. Blerësit e udhëhequr nga Cosmote e Greqisë, ofruan 85.6 milionë dollarë për 86% të aksioneve, duke vlerësuar potencialin për rritje të tregut shqiptar. Kompania e privatizuar rezultoi një biznes i jashtëzakonshëm për blerësit, pasi siguroi në vite të ndryshme fitime neto edhe më të larta se sa vlera e blerjes së kompanisë në vitin 2000.

AMC ndryshoi emrin pasi gjermanët morën kontrollin e Telekomunikacionit të Greqisë disa vite më parë.

Të dhënat financiare të kompanive shqiptare për dekadën para vitit 2010 janë jo gjithmonë të disponueshme, por bilanci i Telekom Albania për vitin 2008 raportoi 23 miliardë lekë të ardhura dhe 16 miliardë lekë fitime neto.

Cosmote bleu pjesën e mbetur të aksioneve shtetërore në vitin 2010 për rreth 50 milionë euro.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare filloi të ndërhyjë në tregun e telekomunikacioneve rreth kësaj periudhe pas protestave të shumta për fuqi monopolistike dhe hetime për abuzim me pozitën dominuese nga kompanitë celulare. Ndërhyrja erdhi përmes uljes së tarifës së terminimit, gjë që solli edhe çlirim të konkurrencës mes operatorëve. Paralelisht me këtë, zhvillimi i sektorit të internetit në Shqipëri solli konkurrencë indirekte, veçanërisht në lidhje me telefonatat ndërkombëtare, ku shqiptarët zgjodhën komunikimin me familjarët jashtë vendit përmes shërbimeve falas në internet si Skype apo Ëattsup.

Pas vitit 2010, të ardhurat e sektorit të telefonisë celulare erdhën në pakësim të vazhdueshëm dhe shënuan pikën më të ulët në vitin 2017, kur tre kompanitë e tregut raportuan humbje financiare.

Përgjatë dekadës së fundit, Telekom Albania pësoi rënie graduale të tregut në krahasim me konkurrentin e vet, Vodafone. Kështu, në vitin 2008, ACM kishte 40% të tregut ndërsa Vodafone 43%. Në vitin 2017, Vodafone kontrolloi 48.5% të tregut ndërsa Telekom Albania pati vetëm 27.2%. Pjesa tjetër e tregut kontrollohet nga Albtelekom.

Një numër kompanish të huaja kanë vendosur të tërhiqen nga tregu shqiptar gjatë viteve të fundit, kryesisht për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike. Sektori bankar është në tkurrje dhe disa banka janë shitur ose i janë bashkuar bankave më të mëdha./ BIRN

Të këshilluara

Durrës, zhduket fëmija 10 vjeç

Zhduket një tjetër fëmijë nga shtëpia. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shënavalsh të Durrësit, ku D. N., 40 vjeçe, kallëzon se është larguar nga banesa djali i sa...

14:16

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI