Flash

Vëllai i Alketa Vejsiut në burg, u kap për drogë dhe mina me telekomandë

Lapsi.al 1 October 2018
Vëllai i Alketa Vejsiut në burg, u kap për drogë dhe mina me

29- vjeçari, Indrit Vejsiu që u kap një ditë më parë më drogë dhe mina me telekomandë në makinë nuk rezulton person me precedentë penalë. Ai nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje të tjera dhe siç mësohet, është vëllai i prezantueses së njohur Alketa Vejsiu.

Vëllai i moderatoes u kap gjatë operacionit “Telekomanda”, teksa po qarkullonte me një mjet tip “Opel” dhe gjatë kontrollit u konstatuan në gomën rezervë në bagazh katër mina me telekomandë dhe një sasi lënde narkotike.

Ai u arrestua menjëherë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se ka pasur informacion paraprak për veprimtarinë e të riut nga Tirana, i cili do të kryente transportin e minave me telekomandë, që dyshohet se do të përdoreshin nga porositësit për qëllime kriminale.

OPERACIONI

Të dhënat e këtij operacioni janë bërë publike në një dalje për mediat nga drejtori i Policisë Vendore, Ferdinand Mara. Drejtori Mara njoftoi se në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, gjatë orëve të natës kanë finalizuar operacionin e koduar “Telekomanda”.

“Si rezultat, u bë i mundur kapja e shtetasit Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, pasi në aksin rrugor Milot-Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ‘Opel’, në një gomë rezervë në bagazh u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë. Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje.

Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale ‘Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’ dhe ‘Trafikim i lëndëve plasëse’”, theksoi në një deklaratë për mediat kreu i Policisë së Lezhës.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/239598816732932/

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI