Flash

Xhisiela peng/ “U vetëdogja me cigare, shenjat e dhunës nga një aksident me makinë”

Lapsi.al 1 October 2018
Xhisiela peng/ “U vetëdogja me cigare, shenjat e dhunës nga

Alibi aka arritur kulmin. Njerzit që e kanë shoqëruar deri në dyert e emisioneve TV e kanë detyruar Xhisiela Malokun të marrë mbi vete gjithë peshën e fajita. Ajo ka pranuar se ka gënjyer gjatë marrjes në pyetje, ka pohuar se shenjat e dhunës mbi trup i kishte nga një aksident me makinë në Patos (a thua se një mjek ligjor nuk di të njohë shenjat e rrahjes nga ato të një akseidenti, dhe ka arrirur kulmin kur ka thënë se veten e kishte djegur vetë me cigare.

Gjatë të gjitha herëve që fliste me pështymë të tharë dhe me kapërdirje të shpeshta, ajo mbështeste dëshminë e deputetit socialist se gjithçka e ka bërë nga xhelozia, pasi i dashuri shkoi me një tjetër në Sarandë.

Vajza 25 vjeçare, i vuri kapakun gjithçkaje, kur tha se është e gatshme të vuajë penalisht dëshmitë e kësaj gënjeshtre që bëri gjatë rrëfimit e nxitur nga Xhelozia.

Edhe të gjithë të ftuarit në studio e hodhën poshtë versionin duke thënë se ajo ishte peng. Gazetrja e kronikës Anila Hoxha tha se ajo na tregoi para intervistës se kishte ardhur me taksi, por atë e sollën aty njerëz të panjohur….gjithçka më pas kuptohet vetë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Manipulimi i madh pas skandalit të Xhisielës

Tani që Rexhep Rrahja është pas hekurave dhe që Xhisiela Maloku u mor në mbrojtje, po bëhet akoma më i qartë se çfarë e shqetëson mazhorancën në këtë histori. ...

18:28

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI