Flash

Familjarët e gjetën të varur, pse i dha fund jetës 24-vjeçarja në Tiranë

Lapsi.al 3 October 2018
Familjarët e gjetën të varur, pse i dha fund jetës

Vajza 24-vjeçare që u gjet e vetëvarur nga familjarët e saj mesditën e djeshme në Tiranë, shtetasja me iniciale E.Y., nga Mallakastra dyshohet të jetë vetëvrarë në kushtet e depresionit, e rënduar edhe nga gjendja e vështirë ekonomike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, prapa pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Policia është lajmëruar nga familjarët e viktimës dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.2.

Pasi është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe nga ekzaminimet paraprake të mjekëve ligjorë, dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje. Ndërsa, sipas të afërmve të viktimës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe depresioni.

24-vjeçarja kishte mbaruar studimet e larta në Tiranë, ndërsa nuk kishte arritur të gjente punë në profesionin e saj. Prej pak kohësh ajo kishte filluar punë në një “Call Center”, në kryeqytet, por ndërkohë familja e saj jetonte në kushte të vështira ekonomike, që kanë sjellë shqetësime edhe te 24-vjeçarja, e cila së fundmi kishte shfaqur probleme me depresionin.

Megjithatë, nuk dihet nëse merrte apo jo mjekim për këtë problem. “Më datë 02.10.2018, rreth orës 11:20, mbrapa pallatit të sportit ‘Asllan Rusi’, dyshohet të jetë vetëvarur shtetasja E.Y., 24 vjeçe, lindur në Mallakastër dhe banuese në Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave”, njoftoi dje zyrtarisht Policia e kryeqytetit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI