Flash

KAJSIU: Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emrin e Ramës

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Kamera e fshehtë/ Ofiçina e policisë shet pjesët e makinave të sekuestruara (VIDEO)

Lapsi.al 3 October 2018
Kamera e fshehtë/ Ofiçina e policisë shet pjesët e

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” zbuloi se si ofiçina e policisë tregton pjesët e këmbimit të makinave të sekuestruara, apo të atyre që janë përfshirë në aksidente. Qytetari iu drejtua rojës së policisë, i cili e lidhi me mekanikun. Ky i fundit i premtoi pjesët që i duhen për 100 mijë lekë të vjetra.

Takimi me rojën e policisë:

Klienti – Si kalove? Si jeni?

Roja – Mirë, mirë!

Klienti – Ore me kë mund të flas me njërin, që është si përgjegjës?

Roja – Për çfarë?

Klienti – Për diçka të vogël, po më ndihmove.

Roja – Po mirë, të di unë ça, që të flas.

Klienti – Një freksion shevroleti, s’po e gjej dot anembanë.

Roja – Për një freksion shevroleti do të jap një numër unë, do e fol me njërin unë. Ma ler numrin këtu të takojë ai. Ta sajojë ai, merret me shevroleta, është mekanik. Në 11 fiks llogarite ti orën se del ai këtu, të takon aty.

Klienti – Ok! Faleminderit!

Roja – Erdhi zilja ime?

Klienti – Jo! Po, erdhi!

Roja – Në rregull!

Klienti – Rrofsh!

Takimi me mekanikun:

Klienti – Si kalove?

Mekaniku 1 – xxxx, xxxx të ka adresu?

Klienti – Po!

Mekaniku 1 – Si je? A je mirë? Si ia kalon?

Klienti – Ça bone?

Mekaniku 1 – A lodhesh?

Klienti – Hajt mo, nga pak! Burrë i fortë? Ta shpjegoi pak a shumë xxx si situatë?

Mekaniku 1 – Po! Më tha për një kit freksioni.

Klienti – Të ma rregullosh dhe një dinamo, një motorino.

Mekaniku 1 – Dinamo kam, ta jap një të plotë, si të duash.

Klienti – Po një motorino edhe mbarojmë me të gjitha këto, thuaj vlerën, apoo…

Mekaniku 1 – Nuk e kam të plotë kitin e freksionit. Ose më prit dy minuta!

Shpejt një çikë ëë se s’lejohet me hy civilat brenda.

Klienti – Më fal!

Mekaniku 1 – O xxx, o xxx ta marr një çikë? Hajde mbas meje! A ke bërë shkollë, o bab?

Klienti – Kam qenë diçka.

Mekaniku 1 – Diçka? A qenke i pjerdhur or dajë, me vika keq, po qenke i pjerdhur fare… Kjo është dinamo!

Klienti – Dinamo!

Mekaniku 1 – Kjo është motorino!

Klienti – Ajo është motorino!

Mekaniku 1 – Po, po m’i lër këtu një çikë se është punë shteti këtu.

Klienti – Më fal!

Mekaniku 1 – Ka dhe katunarë këtej. Dakord?

Klienti – Më fal!

Mekaniku 1 – Ky është specidisku origjinal, origjinal i saj.

Klienti – Po!

Mekaniku 1 – Më fal pak, që mos të bëj…

Klienti – Ta mbaj këtë?

Mekaniku 1 – Leje sipër në banak! Dëgjo tani vllaj! Ky ka rënë me ferrota me këtë. Është mirë, është origjinali i saj, shikoje çikë!

Klienti – Ta bej me preçinosje?

Mekaniku1 – Bravo! Këto materiale kam unë. Sa lekë më jep ti?

Klienti – Sa të bën haku i punës, o zotëri? Sa të bën, më thuj edhe…!

Mekaniku 1 – Këto 4 artikuj, je i kënaqur me 100 mijë lekë?

Klienti – 100 mijë lekë?

Mekaniku 1 – Po!

Klienti – Ma bëj numër, apo kur të vij t’i marr? Për sa të vij, t’i marr?

Mekaniku 1 – Je i kënaq, apo jo?

Klienti – Ore, je shumë në rregull!

Më pas, një tjetër mekanik i jep qytetarit pjesët, duke i marrë paratë fshehur nga frika se siç thotë ai, ka spiuna.

Klienti – Do vijë?

Roja – Shko te ajo makina!

Klienti – Ça e ke xxx ti, baba?

Mekaniku 2 – Unë? Jo, koleg!

Klienti – Ngjani një çikë, prandaj.

Mekaniku 2 – Ça ngjajmë, o burrë? Ai verior, unë jugor.

Klienti – Ça? Ka njerëz?

Mekaniku 2 – Ka spiuna.

Klienti – Të hap benzin unë, hidhi direkt meqë i kape!

Klienti – Janë të treja? Të katra?

Mekaniku 2 – Këtu ke gjithcka ke lënë me atë.

Klienti – Motorino, gjenerator, disk, specidisk.

Mekaniku 2 – Lekët ia ke dhënë atij?

Klienti – Jo! S’ia kam dhënë. Do t’i jap ty!

Klienti – E kemi lënë për një 100 mijë lekshe.

Mekaniku 2 – Në rregull!

Klienti – Numëroji njëherë, numëroji!

Mekaniku 2 – I numërova, i numërove ti, i numërova dhe unë.

Klienti – Mirupafshim!

Nëse ju nevojitet ndonjë pjesë këmbimi automjetesh, tanimë e dini se ku mund të gjeni…/tvklan.al

https://youtu.be/W7-b9vfAWs4

Të këshilluara

Tetori i pazakontë, pak shira dhe jo acar

Nëse zgjoheni në mëngjes dhe shikoni nga dritarja, mos u shqetësoni. Meteorologët thonë se moti gjatë muajit tetor do të jetë me vranësira, por shiu nuk do të m...

21:55

Aksident me vdekje në Bulqizë

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë. Viktima është një 40-vjecar. Ai po lëvizte me këmbë kur u godit nga një makinë me targa italiane....

21:27

ide

KAJSIU: Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emrin e Ramës

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI