Flash

PAMJE TË RËNDA/ Autobusi përplas motoçikletën në Berat, rëndë çifti i të moshuarve

Lapsi.al 3 October 2018
PAMJE TË RËNDA/ Autobusi përplas motoçikletën në

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit ditën e sotme. Autobusi i linjës Berat-Tiranë ka përplasur një motoçikletë tek Ura e Goricës.

Si pasojë e përplasjes janë rrëzuar e plagosur një çift i moshuarish që ndodheshin mbi motor.

Në video duket motori gati i futur nën autobus ndërkohë që në tokë ka dhe shenja gjaku. Çifti i të moshuarve është dërguar menjëherë në Spitalin e Beratit me ardhjen e ambulancës.

“Rreth orës 10:15 tek Ura e Goricës mjeti Autobus me drejtues shtetasin P.Sh, 24 vjeç u përplas me një motor tip Yamaha me drejtues shtetasin N.Gj, 66 vjeç, banues në Durrës,” bën me dije policia.

Për pasojë u dëmtuan shtetasi N.Gj dhe bashkëshortja e tij shtetasja B.Gj, 59 vjeçe, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

https://www.youtube.com/watch?v=ie2ysn5_UAg&feature=youtu.be

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI