Flash

Ministri belg i drejtësisë: Safet Bajri do të bëjë të paktën 9 vjet burg në Shqipëri

Lapsi.al 4 October 2018
Ministri belg i drejtësisë: Safet Bajri do të bëjë

Koen Geens, ministri belg i Drejtësisë, tha këtë të enjte se Safet Bajri (Rustemi) do të kryejë të paktën 9 vite burgim në Shqipëri. Geens, citohet nga mediat belge, të ketë sqaruar edhe njëherë se mes Belgjikës e Shqipërisë nuk ka marrëveshje ekstradimi, ndaj edhe Rustemi nuk mund të ekstradohet atje.

Rustemi u fut në listën e personave më të kërkuar nga policia belge këtë verë, ndërsa vitin e kaluar u depërtua nga Zyra e Emigracionit pasi qëndronte në Belgjikë në mënyrë të paligjshme, raporton “De Morgen”. Në fillim të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit e Brukselit e dënoi me pesë dhe katër vite burgim (9 në total).

Ai e apeloi vendimin në Gjykatën e Lartë, por kërkesa u hodh poshtë më maj 2017.

Disa javë më vonë, u lirua me garanci pasurore. Zyra belge e Emigracionit e dëboi nga vendi, edhe pse një hetim tjetër po zhvillohej ndaj tij. Më herët gjatë këtij viti, ai dënohet në mungesë me 13 vite burgim. Nëse këtë dënim të marrë nga Gjykata penale e Brukselit do ta shlyejë në Shqipëri, nuk është e qartë, shkruan prestigjiozja blege, ndërsa shton se Safet Bajri ka ende mundësi ta apelojë vendimin.

Ministri Geens pati një takim javën e kaluar me homologen shqiptare Etilda Gjonaj, por për mediat, u tregua në Dhomë rreth përmbajtjes së asaj bisede. Pas pyetjeve nga gazetarë, Geens tha se Belgjika dhe Shqipëria do të punonin më mirë së bashku në të ardhmen. /Panorama

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI