Flash

Tre javë jashtë, Khedira rrezikon edhe transfertën në Manchester

Lapsi.al 5 October 2018
Tre javë jashtë, Khedira rrezikon edhe transfertën në

Juventus mund të jetë pa mesfushorin Sami Khedira për disa javë pas konfirmimit të dëmtimit muskulor në kofshë. Ky dëmtim rrezikon ta lërë gjermanin jashtë përplasjes në Champions League kundër Manchester United. Mesfushori është lënë jashtë skuadre nga tekniku Allegri për ndeshjen e fundjavës në Serie A kundër Udinese, për tiu nënshtruar kontrolleve mjekësore.

"Testet e fundit kanë treguar se Sami Khedira vuan një dëmtim muskulor në kofshën e majtë," ka sqaruar klubi në një komunikatë për shtyp. "Mesfushori gjerman ka nisur terapinë dhe do të kryejë kontrolle të tjera javën e ardhshme."

Dëmtimi e mban Khedira në dyshim për sfidën në Old Trafford në 23 tetor, që është edhe ndeshja më e rëndësishme që gjermani do ti mungojë bardhezinjve. 31 vjecari, me shumë mundësi, nuk do të jetë i disponueshëm edhe kundër Genoa, Empoli e Cagliari.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI