Flash

Pala greke bllokon kufirin në Kakavijë, rikthehen radhët e gjata

Lapsi.al 5 October 2018
Pala greke bllokon kufirin në Kakavijë, rikthehen radhët e gjata

Prej pak minutash është bllokuar kalimi drejt Greqisë përmes pikës së Kakavijës. Burime të Laps.al thonë se problemet janë shfaqur nga pala greke në doganë, e cila pretendon që ka një anomali në sistemin kompjuterik të të dhënave. Ndërkohë radha e automjeteve që presin për t’u futur në shtetin grek është rreth 3 km. Kjo nuk është hera e parë që pala greke bllokon kalimin, duke nxjerr pretendim defektet në sistemin e të dhënave. Nga pala shqiptare deri më tani s’ka një komunikim zyrtar për këtë situatë.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI