Flash

Siguria e një francezi: "Nëse Zidane shkon tek United, do të ha dy minj!

Lapsi.al 5 October 2018
Siguria e një francezi: "Nëse Zidane shkon tek United, do të

Një njeri që ka shijuar Kupën e Botës si Christophe Dugarry, është gati të shijojë edhe dy minj nëse Zinedine Zidane do të pranojë të pasojë Jose Mourinho në pankinën e Manchester United. Në kohën kur ish-trajneri i Real Madrid përflitet gjithnjë e më tepër për një aventurë në Manchester, Dugarry ka bindjen se një akord i tillë nuk do të ndodhë.

Francezi aktualisht është me pushime pasi u largua nga Real Madrid pas tre sukseseve radhazi në Champions League, por është lidhur gjithnjë me mundësinë për të marrë drejtimin e Djajve të Kuq.

Dugarry ka thënë për RMC Sport: “Zizou nuk do të shkojë në Manchester. Po ju them se nuk ka për të shkuar.” Ndërsa në lidhje me historinë e telefonatës se Zidane me Mourinhon për ti thënë portugezit se nuk është i interesuar për punën e tij Dugarry është edhe më i bindur: “Nëse ai ka marrë në telefon Mourinho, nuk do të ha një mi, por dy. Nuk e besoj për asnjë sekondë, sepse mardhënia mes Zidane e Mourinho nuk ka qenë kurrë e mirë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI