Flash

Szczesny kishte në plan të qendronte tek Arsenal, para se "të pastronte këpucët" e Buffon

Lapsi.al 5 October 2018
Szczesny kishte në plan të qendronte tek Arsenal, para se

Wojciech Szczesny, portieri polak që tani është numri 1 tek Juventus, ka pranuar se nuk kishte menduar kurrë të linte veriun e Londrës dhe se dëshironte të qendronte tek Arsenal për gjatë gjithë karrierës, por është i lumtur që bëri hapa ndryshe dhe përfundoi "të pastronte këpucët" e Gianluigi Buffon tek Juventus.

Polaku në Londër bëri 181 prezenca për Topcinjtë në 5 sezone, por humbi në hierarki pas mbërritjes së David Ospina e Petr Cech, duke u detyruar të kërkojë aktivizim të rregullt diku tjetër. Rruga e coi në Itali tek Roma dhe tani Juventus, por 28-vjecari tregon se nuk ishte kurrë pjesë e planit të tij.

Szczesny tha për BBC Sport: “Doja të qendroja tek Arsenal për gjithë karrierën time. Është klubi që dua. Është klubi për të cilin bëj ende tifo. Dhashë gjithcka për të luajtur aty.

“Më vjen keq që nuk bëra më shumë. Fitova dy FA Cup dhe një Community Shield por do më pëlqente të fitoja edhe një titull të Premier League.

“Por ndonjëherë duhet të mendosh me tru, jo vetëm me zemër.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI