Flash

Amazon publikon këngët më të dëgjuara nga Alexa, Dua Lipa pjesë e saj

Lapsi.al 6 October 2018
Amazon publikon këngët më të dëgjuara nga Alexa, Dua

Shumica prej jush duhet të jenë të njohur me programin e famshëm të lançuar nga Amazon, “Alexa”, së cilës mund ti kërkosh të luajë çdo këngë që ju dëshironi në telefonin tuaj, dhe më pas mund ta blini që ta dëgjoni gjithmonë.

Nga studimet që kompania e blerjeve online i ka bërë aplikacionit rezulton se këngëtari më i kërkuar nga përdoruesit e saj është Ed Sheeran, më saktë këngët nga albumi “÷”. Kjo nuk vjen si suprizë sepse ky album shiti vetëm në Angli rreth 2.5 milionë kopje dhe me këtë lloj popullariteti sigurisht që do ishte më e kërkuara nga fansat e muzikës.

Gjithsesi kërkesat tek “Alexa” shkojnë paralelisht me charterat profesionalë të këngëve, hitet nga George Ezra, Adele dhe nga artistja me origjinë shqiptare Dua Lipa duken se janë më të kërkuarat në aplikacion por dhe që kanë pushtuar renditjet prej disa kohësh.

Kjo gjë shpjegohet me faktin që “Alexa” ndryshe nga Spotify apo Shazam nuk bën sugjerime të albumeve të reja apo artistëve të rinj. Për këtë arsye përdoruesit e saj kërkojnë aty këngë që tashmë i dinë ose muzikë të këngëtarëve të njohur. Për këtë problem, Alex Luke, drejtor i programimit në Amazon ka thënë se është duke u punuar dhe se shumë shpejt aplikacioni do rekomandojë muzikë të artistëve të rinj, në mënyrë që dhe ata të promovohen. Gjithsesi nga ana tjetër artistë të vjetër përfaqsohen në listë shumë mirë duke qenë dhe në fillimet e renditjes si Michael Jackson apo Fleetwood Mac.

Nuk ka shifra se cila nga platformat online të muzikës është më e përdorur tek shqiptarët por gjithsesi “Alexa” gjen përdorim sepse është dhe më e thejshta për tu përdorur. Ndërkohë që ne jemi të lumtur dhe për Dua-n e cila çdo ditë duket se bëhet pjesë e ndonjë liste apo klasifikimi të rëndësishëm ndërkombëtar.

Të këshilluara

Khloe Kardashian kërcënon publikisht Tristan

Khloe Kardashian duket se është shumë e ndjeshme së fundmi, për tradhëtinë e partnerit të saj, ditë para se të sillte në jetë vajzën e tyre të parë, True. Dhe y...

17:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI