Flash

Deputeti i PD-së kërcënon Ramën: Nëse nuk pranon vettingun politikë dhe paketën antimafia, do të zbresim në sheshe

Lapsi.al 6 October 2018
Deputeti i PD-së kërcënon Ramën: Nëse nuk pranon

Deputeti i PD-se, Luçiano Boçi, thotë se vetëm revoltat popullore kundër Edi Ramës mund të ndalin rrënimin e vendit dhe fillimin e ndërtimit të një jete e rendi social dinjitoz, të mbështetur mbi parime, vlera e norma morale e politike.

Duke folur për Gazetën Shqiptare, Boci shton se trysnia dhe kërkesa qytetare për revolta masive sa vjen e shtohet. Ai apelon se koha nuk pret dhe nëse refuzohet vetingu në politikë dhe paketa antimafia, opozita do të zbresë në sheshet e Shqipërisë.

Po kështu deputeti i Elbasanit, paralajmëron se: “Njëkohësisht jemi gati për çdo betejë e përdorimin e çdo mjeti që çon në zgjidhjen e emergjencës kriminale, e lidhur me largimin e domosdoshëm të Ramës, nëse ai refuzon t’i lerë vendin një qeverie antimafia”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI