Flash

Drogë brenda mishit për tia dërguar Lul Cakës në burgun e Kosovës, prangosen vëllezërit

Lapsi.al 6 October 2018
Drogë brenda mishit për tia dërguar Lul Cakës në burgun

Dy vëllezër janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë tentuar të fusin në burgun e Kosovës një sasi prej 600 gr lëndë narkotike kanabis sativa.

Droga ishte  për Lul Cakën,  një personazh i njohur i botës së krimit i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Kosovës.

Ndërkohë zyrtarisht nuk është bërë i ditur emri i të burgosurit të cilit i ishte destinuar sasia e mishit.

"Në datë 05 tetor 2018, rreth orës 11:45 gjatë kontrollit të shtetasit Besnik Bali në ambjentet e kontrollit në IEVP Lushnje u gjet e fshehur në ushqime sasia e lëndës narkotike, e presuar dhe e paketuar përmes mbështjelljes me natriban. Droga ishte futur brenda një sasie mishi, të cilën Besnik Bali po ja dërgonte një shtetasi të dënuar, i cili vuan dënimin në IEVP Lushnje".

Të arrestuar janë vëllezërit,  Besnik  Bali 40 vjeç dhe Isamir  Bali, 34 vjeç, banues në  fshatin Barbullinjë, Lushnje. Personi i shpallur në kërkim është I.Z., 34 vjeç,  banues në fshatin Drenovicë, Berat.

Gjithashtu  në bashkëpunim me efektivat  e  Komisariatit të  Policisë Lushnje,  është ushtruar kontroll në banesën  e shtetasve Besnik Bali dhe Isamir Bali,  ku u  gjet dhe një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Nga veprimet e kryera rezulton se lëndën narkotike këto shtetasit e  kanë siguruar tek shtetasi I. Z., i cili është shpallur në kërkim.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 792 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI