Flash

Fillojnë përgtitjet për sfilatën e vitit të Victoria Secret, gjithcka duhet të dini

Lapsi.al 6 October 2018
Fillojnë përgtitjet për sfilatën e vitit të Victoria

Erdhi sërish kjo periudhë e vitit… E kemi fjalën tek sfilata ikonë e markës Victoria’s Secret e cila çdo vit, është një shfaqje me më shumë sekrete! Përgatitjet vazhdojnë, por ka mbetur shumë pak derisa ta shohim të realizuar. Këtë nëntor në datën 2, në ditën e Falenderimeve me plot surpriza.

Nëse jeni të apasionuar pas të brendshmeve sensuale që Victoria’s Secret përcjell në koleksionet e saj, më poshtë kemi renditur gjërat kryesore që duhet të dini, për një nga sfilatat më të përfolura në botën e modës.

1

Sfilata do të realizohet në New York

Marka e njohur e bëri të ditur vendin ku do të zhvillohet sfilata, përmes një postimi në Instagram. Ashtu sikurse e dini edhe ju, një vit më parë shfaqja u mbajt në Shanghai në Kinë dhe shumë prej vajzave të njohura nuk mundën të ishin pjesë për shkak të vizës së refuzuar.

2

Modelet tuaja të preferuara do të rikthehen

Veteranet e kësaj sfilate do të rikthehen, ky është një lajm i mirë për Lais Ribeiro, Martha Hunt, Stella Maxwell, Leomie Anderson, Cindy Bruna, Georgia Fowler, Ming Xi, Grace Elizabeth, Devon Windsor, etj

3

Këtë vit do të ketë fytyra të reja

Në një postim në Instagram, modelja e njohur Winnië Harlow bëri të ditur debutimin e saj në sfilatën e radhës së Victoria’s Secret. Kelsey Merritt do të jetë gjithashtu modelja e parë filipinase që do të marrë pjesë.

4

Alesandra Ambrosio nuk do të jetë pjesë e sfilatës

Pas 17 vitesh modeling në shfaqjen e Victoria’s Secret, Alesandra Ambrosio konfirmoi tërheqjen nga sfilata me anë të një postimi në Instagram.

5

Bella Hadid, Gigi Hadid dhe Kendall Jenner ende janë të pakonfirmuara

Ndërsa Bella Hadid ishte pjesë e sfilatës vitin e kaluar, këtë vit ende nuk është konfirmuar pjesëmarrja e saj. E njëjta gjë edhe me motrën e saj Gigin dhe Kendall Jenner.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI