Flash

Largohet nga Shqipëria Elvana Gjata, u bë shkak për vrasjen tek ish Blloku

Lapsi.al 6 October 2018
Largohet nga Shqipëria Elvana Gjata, u bë shkak për vrasjen tek

E cilësuar si ‘mollë sherri’ për vrasjen në Bllok, këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata është larguar dje nga Shqipëria.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në ‘Kjo javë’ në News24 se dje Gjata ka ikur nga Rinasi drejt një vendi të BE. Ndërkohë ajo tha se nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i këngëtares.

“Sipas burimeve që disponoj, këngëtarja Elvana Gjata u largua ditën e djeshme përmes Rinasit, udhëtoi drejt një vendi të BE. Ajo konsiderohet si ‘mollë e sherrit’ e vrasjes në Bllok, por policia nuk po përjashton edhe pistat e tjera. Këngëtarja është larguar jashtë territorit të Shqipërisë. Nuk dihet nëse vendi i BE ka qenë si vend tranzit. Prokuroria do kërkoi një tjetër dëshmi nga ajo, ndërkohë që po shihen të gjitha pistat”, tha Lala.

Kujtojmë se personi i dyshuar për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos thuhet se është truproja dhe kushëriri i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Mevjol Bilo.

Mësohet se Elvana Gjata, i dashuri i saj, Ervin Mata, Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (Të tre të shpallur në kërkim) kanë qenë të ulur në një tavolinë, ndërsa kanë nisur konfiktin me palën tjetër ku ishte viktima.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI