Flash

Shoferi tregon pse i rrihte nxënësit në furgon: Më dogjën sediljet me cigare

Lapsi.al 6 October 2018
Shoferi tregon pse i rrihte nxënësit në furgon: Më

Zbulohet arsyeja se pse drejtuesi i mjetit që transportonte nxënësit e shkollës ushtroi dhunë mbi ta. Policia njoftoi se Edmond Sela, 35 vjeç i ka rrahur nxënësit pasi këta i digjnin sediljet me cigare.

Nga pamjet e videos së publikuar në rrjetet sociale dallohet se nxënësit që lëvizin me autobus janë të mitur dhe për më tepër tymosnin duhan brenda në autobus. Video më poshtë:

[video width="304" height="656" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/10/shoferi-dajak-per-nxenesit.mp4"][/video]

Njoftimi i policisë

Pas denoncimit nga Ministria e Arsimit, te nje videojeje ku shfaqet një drejtues autobusi që ushtron dhunë ndaj dy nxenësve, Policia e Shtetit njopfton se Policia e Dibrës menjëherë ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë, të drejtuesit të autobusit, shtetasin Edmond Sela, 35 vjeç, banues në fshatin Burim, Dibër.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi E.Sela, me automjetin e tij autobus, me targa AA 633 BO kryente transportin e nxënësve në rrugë dytësore nga fshati Burim për në shkollën e Majtarës, në njësinë admimistrative Maqellarë.

Në datë 4.10.2018, ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj dy nxënësve, pasi pretendonte se i kishin djegur me cigare sediljet e automjetit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi Edmond Sela, u arrestua për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

Gjithashtu rezultoi se kishte mangësi në dokumentacion, e për mangësitë e konstatuara do të procedohet administrativisht nga Policia Rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër është e angazhuar maksimalisht për sigurinë e qytetarëve, veçanërisht për sigurinë e fëmijëve dhe fton qytetarët, nxënësit, prindërit e mësuesit të denoncojnë çdo shkelje apo cënim të dinjitetit, shëndetit e jetës së tyre, duke garantuar një reagim të shpejtë profesional dhe dhe të paanshëm.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI