Flash

VIDEO/ Shikoni se si Meviol Bilo, komandoja që vrau një person në Bllok, qëllon mbi shënjestrën me saktësi

Lapsi.al 6 October 2018
VIDEO/ Shikoni se si Meviol Bilo, komandoja që vrau një person në

Merviol Bilo, komandoja që vrau Fabian Gaxhan në Bllok, ishte një qitës i shkëlqyer. Këtë e tregon edhe një video në emisionin Zoom In ku ai tregon aftësitë e tij. Ai është dekoruar dhe vlerësuar maksimalisht nga shteti shqiptar për angazhimin e tij në forcat komando

Nga ana tjetër, Bilo ishte edhe truproja i këngëtares Elvana Gjata dhe ka ndërhyrë në konfliktin mes Ervin Mata, i fejuari i këngëtares dhe viktimës Fabian Gaxha. Në video duket aftësia e Bilos si një qitës shumë i mirë i cili vepron me shpejtësi dhe saktësi, aftësi këto që mendohet se i ka shfaqur edhe natën e konfliktit, ku vrau një person dhe plagosi dy të tjerë.

Ndërkohë, Meviol Bilo është vleresuar  me nota maksimale si nga shteti shqiptar dhe nga aleatet si dhe nga SHBA-ja për një mision sekret ne vitin 1998 ne zonen mes Malit te Zi dhe Kosovës për marrjen e CD-ve te avionit vëzhgues te rënë ne këtë zone malore. Ai  është njeri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare i cili ka marr pjese ne misione paqeruajtëse ne Republikën e Chadit ne Afrike, Irak e Afganistan.

I stërvitur nga forcat speciale amerikane “Green Berrets” dhe me pas pjese e kompanie luftarake shqiptare “Eagle” 1,2,3 e ne vazhdim krah forcave speciale amerikane e britanike ne zona te nxehta te luftimeve ne Afganistan.. Sipas burimeve nga Ushtria, Meviol Bilo është specialist xhenio, zhytje, qitje, dhe ka qene pjesëtar i kompanisë se pare antiterrorr ne Forcat e Armatosura.

https://www.youtube.com/watch?v=9RAlpNjSx8s&feature=youtu.be

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI