Flash

"Talentë fals, në kërkim të parave": tifozët ofensivë ndaj yjeve të Lazios

Lapsi.al 7 October 2018
"Talentë fals, në kërkim të parave": tifozët

Humbjet kundër Romës e Eintracht Frankfurt nuk mund të pranoheshin nga tifozët e Lazios e aq më pak të shuheshin me një fitore ndaj Fiorentinës. Ishte pothuaj e pashmangshme që tifozët të sulmonin lojtarët e Simone Inzaghit për sjelljen në fushë, por nuk mendohej që shënjestër do ishin të talentuarit Luis Alberto e Sergej Milinkovic-Savic.

Pak para fillimit të ndeshjes me toskanët, përpara urës Milvio tifozët bardhekaltër kanë shpalosur një banderolë gjigante kundër dy futbollistëve: "Milinkovic e Luis Alberto talentë fals në kërkim të lekëve".

Nuk ngatërrohet aspak objektivi: dy mesfushorët mendojnë për portofolin e tyre dhe janë gjithnjë të shpërqendruar nga zërat e merkatos. Për Luis Alberto interesohet Sevilla që i ofron një pagesë 3,5 milionë euro në sezone, gati dyfish nga ajo cfarë fiton spanjolli tek kryeqytetasit.

Akoma më i freskët rinovimi për Milinkovic-Savic deri në 2023 për 3 milionë në sezon, por ofertat e të mëdhave në Europë janë gati për verën e ardhshme, ku PSG është gati të oferojë 8 milionë në vit për serbin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI