Flash

Çështja Bregu: Tekniku e sulmuesi japin shenja përmirësimi raporti

Lapsi.al 8 October 2018
Çështja Bregu: Tekniku e sulmuesi japin shenja përmirësimi

Në gjithë euforinë që mbizotëron në Korçë, në kohën kur rezultatet e deritanishme nuk i kishte menduar as nmë optimisti ndër tifozët, për një sërë arsyesh, të gjesh një problem bëhet e vështirë, ndaj dhe zëvendësimi i yllit të skuadrës Dejvi Bregu, u bë cështje. Në fakt, vlonjati i dha dorën trajnerit në dalje, por kur sheh lojtarin më të talentuar të bardhekuqve që lihet njëherë në pankinë, e një herë zëvendësohet, dicka duhet të ketë. Edhe këtu Shehi imponohet për të treguar se të gjithë janë të barabartë, se përpara individit është grupi, ai grup që me kaq natyralizëm po rikthen mbi shpatulla statusin e një skuadre kampionësh…

Skënderbeu mund të ishte skuadra kampione në fuqi, por e kishte humbur statusin në sytë e kundërshtarëve pas dënimit të marrë nga UEFA, për të cilin edne prêt një vendim, dhe largimit të lojtarëve të tyre më përfaqësues. E megjithatë, një teknik i ri, në vitin e tij të parë të drejtimit, me kompetencën e një eksperti po bën futbollin më të bukur në vend.

Skënderbeu është grup, luan si i tillë dhe kjo është një ndër meritat më të mëdha që ka jo vetëm Shehi, por i gjithë ambjenti bardhekuq. Vështirë të mendosh se lojtarët janë bërë bashkë këtë verë, edhe pse garda e vjetër me Vangjelin, Radas apo Muzakën kanë dhënë kontribut të cmuar në këtë pikë. Vetëm një humbje në tetë ndeshje, sukses edhe në Gjirokastër, ku Luftëtari pësoi humbjen e parë brenda që kur në pankinë kishte ardhur Gentian Mezani. Dominim total i kundërshtarit, kontroll i topit, vertikalizim dhe manovër në shpejtësi. Të duket sikur sheh Skënderbeun e vjetër por me fytyra të reja.

Të këshilluara

Legjendari John Terry tërhiqet nga futbolli

Në moshën 37 vjecare dhe pas një sezoni të fundit me Aston Villa, John Terry anuncion tërheqjen nga futbolli i luajtur me një postim në Instagram. Emri i tij ës...

15:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI