Flash

Hazard ngrin Chelsea: "Endërroj Realin që fëmijë"

Lapsi.al 8 October 2018
Hazard ngrin Chelsea: "Endërroj Realin që fëmijë"

Eden Hazard përkdhelet nga Mauricio Sarri, emblemizohet nga Chelsea, por nuk e ka hequr kurrë mendjen nga Real Madrid. Fantazisti belg e ka pranuar me plot gojën, pas fitores së Chelsea kundër Southampton, sipas asaj që raporton Marca. Kështu ajo frazë engmatike e pak ditëve më parë “tani jam mirë pas dy muajsh kushedi” duket si paralajmërim për largimin nga Londra. E të mendosh se ideja fikse e Hazard është kalimi në Bernabeu.

“Reali është klubi më i mirë në botë, nuk dua të gënjej, e ëndërroj që kur kam qenë i vogël. Të shohim. Nuk dua të flas për këtë gjë këto ditë, por besoj se do flasim shpejt për të ardhmen time“.

Një Hazard sidoqoftë mjaft konfuz… “Dua më të mirën për veten, por dua më të mirën edhe për Chelsea, që më ka dhënë gjithcka. Nuk dua të them që do të rinovoj kontratën e më pas mos ta bëj. Ndonjëherë mendoj të largohem e herë të tjera të qendroj“. Golashënuesi më i mirë i Premier League ishte pranë kalimit në Madrid edhe këtë verë, ndoshta ky fakt ka bërë deklaratat e dashurisë për Real të mos shihen me sytë mirë nga Blutë. E telenovela, që duhej sikur mund të mbaronte me “të gjithë jetuan të lumtur në Stamford Bridge përgjithnjë”, rifillon nga e para në sytë e interesuar të të gjithë botës.

Të këshilluara

Legjendari John Terry tërhiqet nga futbolli

Në moshën 37 vjecare dhe pas një sezoni të fundit me Aston Villa, John Terry anuncion tërheqjen nga futbolli i luajtur me një postim në Instagram. Emri i tij ës...

15:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI