Flash

Mesazhi i Vidal është i qartë kujt i drejtohet: "Me tradhëtarët nuk luftohet, ata varen vetë"

Lapsi.al 8 October 2018
Mesazhi i Vidal është i qartë kujt i drejtohet: "Me
Arturo Vidal e ka parë shumë rrallë fushën në Barcelonë. Mesfushori kilen ka luajtur vetëm 176 minuta me fanellën blaugrana, më pak se dy ndeshje të plota, e madje edhe kur ka nisur si titullar kundër Girona e Athletic Bilbao është zëvendësuar. Një situatë që ish-mesfushori i Bayern nuk e priste dhe këtë e ka reflektuar në rrjetet sociale, ku mesazhi i fundit i postuar i referohet dukshëm teknikut Valverde. Regimi i kilenit ka ardhur pas një tjetër pankinë në Valencia, dhe bëri menjëherë xhiron e botës: "Me tradhëtarët nuk luftohet, ata varen vetë" shkruhet në postim, shoqëruar me foton e tij në pankinën e Mestalla e emoji, tre grushta dhe dy mbretër. E menjëherëshme lidhja e të gjithëve me Ernesto Valverde, që po e përdor fare pak Vidal, edhe pse insistoi për të shpenzuar 18 milionë (plùs 3 bonus) për transferimin nga Gjermania. Më shqetësues për trajnerin, në një krizë të plotë rezultatesh, është postimin e Vidal e ka pëlqyer Marc-André Ter Stegen, që tregon se tekniku nuk është se gëzon besimin e të gjithëve në dhomat e zhveshjes.

Të këshilluara

Legjendari John Terry tërhiqet nga futbolli

Në moshën 37 vjecare dhe pas një sezoni të fundit me Aston Villa, John Terry anuncion tërheqjen nga futbolli i luajtur me një postim në Instagram. Emri i tij ës...

15:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI