Flash

Vuçiç i ankohet shefit të NATO-s për vizitën e Thaçit në Ujman

Lapsi.al 8 October 2018
Vuçiç i ankohet shefit të NATO-s për vizitën e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka përmendur edhe një herë vizitën e presidentit, Hashim Thaçi në Ujman, duke thënë se për një gjë të tillë ai ka folur edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Madje siç ka thënë Vuçiq, ai është konsultuar me Stoltenberg në momentet kur situata ishte shumë kritike.

“Gjysma e atyre burokratëve po fshiheshin. Kam kontaktuar menjëherë me Jens Stoltenberg dhe kjo ka ndikuar shumë për qetësimin e situatës, ai nuk po fshihej”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve.

Tutje, Vuçiq ka thënë se për praninë e Njësive Speciale në veri nuk ishin të informuara autoritetet serbe.

“Nëse EULEX-i dhe NATO e kanë ditur, askusht nga autoritetet serbe nuk ka qenë në dijeni për vizitën e Thaçit dhe Njësive Speciale”, ka thënë ai, duke shtuar se sipas tij prania e forcave policore të armatosura në veri kërkon dhe aprovimin e NATO-s, përcjell lajmi.net.

E megjithatë, këtyre deklaratave i është përgjigjur Stoltenberg i cili ka thënë se trupat e KFOR-it ishin në terren menjëherë pas marrjes së lajmit, mirëpo se nuk kanë parë operacione ushtarake apo arrestime të dikujt.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI