Flash

Arsenal firmos kontratën e tretë më të çmendur të sponsorizimit...

Lapsi.al 9 October 2018
Arsenal firmos kontratën e tretë më të çmendur
Kontratë milionere sponsorizimi për Arsenal, që do të kthehet të veshë Adidas duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Topcinjtë kanë gjetur një akord të favorshëm me kompaninë gjermane prej 300 milionë stërlinash (më shumë se 340 milionë euro) në 5 vjet. 30 qershori do të jetë dita e fundit që londinezët do të mbajnë uniformat Puma. Praktikisht 60 milionë stërlina në sezon e vendosin Arsenal në vendin e tretë të skuadrave që përfitojnë më shumë nga sponsor teknikë cdo vit: E para është Barcellona që vazhdon të marrë 140 milionë stërlina për të mbajtur veshur Nike deri në 2026, i dyti Manchester United që në 2015 siguroi 75 milionë stërlina për 10 vjet. Arsenal shpreson që tani pas kthimit të logos Adidas mbi fanella të kthejnë në Londër edhe titullin kampion, që mungon nga 2004. Në fakt, nga 1986 në 1994, me Adidas në fanellë, erdhën dy tituj nën drejtimin e George Graham: i pari në sezonin 1988-1989 dhe i dyti në atë 1990-1991, e Topcinjtë shpresojnë që historia të përsëritet...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI