Flash

Cristiano Ronaldo shënjestër femrash: "Akuza nga tre të tjera"

Lapsi.al 9 October 2018
Cristiano Ronaldo shënjestër femrash: "Akuza nga tre të
Nuk ka paqe për Cristiano Ronaldo sepse tani nuk është më vetëm Kathryn Mayorga që e akuzon për dhunë seksuale futbollistin e Juventus. Lajmin e ka bërë publik, në një intervistë për The Sun, avokati Leslie Stovall që mbron ish-modelen amerikane: "Jam duke punuar për të verifikuar këto informacione". Avokati nuk ka bërë asnjë emër dhe nuk ka dhënë detaje të tjera: një femër pretendon se është plagosur, një tjetër se është përdhunuar pas një feste dhe e treta se ka firmosur një pakt privatësie me portugezin nëntë vjet më parë. Gjithnjë nga tabloidi anglez vjen një tjetër histori abuzimi që i takon vitit 2005. Një vajzë angleze kishte akuzuar për agresion seksual atëherë lojtarin e Manchester United. Portugezi u mor në pyetje menjëherë për 9 orë nga Croën Prosecution Service dhe cështja u mbyll. Tani, shumë njerëz, përfshirë edhe laburistin Jess Phillips, kërkojnë rihapjen e cështjes. Familja e Cristiano Ronaldo është shtrënguar në mbrojtje të 33 vjecarit. E motra Katia, ka nisur një fushatë sociale për ta mbrojtur duke kërkuar drejtësi. Në Instagram shfaqet foto e CR7 në versionin Superman: "Dua të shoh kush ka kurajën ta vendosë këtë foto në profilin e tij për një javë e të bëhet zinxhir për të... Nga Portugalia, nga ai, nga tanët, nga bashkimi i popullit...nga drejtësia, sepse e meriton".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI