Flash

Dëmtimi i Eriksen një mister: Tottenham e Danimarka fillojnë të frikësohen

Lapsi.al 9 October 2018
Dëmtimi i Eriksen një mister: Tottenham e Danimarka fillojnë

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, më i miri në karrierë, e që bëri që Real Madrid ta shihte si zëvendësuesin e Luca Modric, nëse kroati do të largohej, Christian Eriksen po vuan një dëmtim që po e mban jashtë fushave të lojës për një kohë të pacaktuar.

Mbi situatën shqetësuese të mesfushorit të Tottenham ka folur tekniku i Danimarkës Age Hareide, për Canale 9, në ditën e grumbullimit të përfaqësueses për miqësoren me Austrinë e ndeshjen kundër Irlandës, për Ligën e Kombeve: “Christian vuan nga një lëndim i muskujve abdominale. Tottenham na ka informuar se bëhet fjalë për një problem shumë serioz që mund të bëhet edhe kronik”.

Eriksen nuk ka luajtur për shkak të dëmtimit në ndeshjet e fundit të Spurs, përfshirë edhe atë të Champions kundër Barcellona: “E kuptuam se kishte dicka që nuk shkonte që kur e pamë se nuk luajti kundër Cardiff e Barcellona – shtoi Hareide – Nuk di të them se kur Eriksen do të kthehet në dispozicion, për këtë duhet folur me stafin mjekësor. Shpresojmë që ky dëmtim enigmatik i lojtarit të zgjidhet sa më shpejt sepse në nëntor kemi ndeshje të rëndësishme”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI