Flash

Formula 1/ Këto janë gabimet që i humbën titullin Vettel, që i del në mbrojtje ai që nuk pritej...

Lapsi.al 9 October 2018
Formula 1/ Këto janë gabimet që i humbën titullin Vettel,

Gabimi i radhës i Sebastian Vettel praktikisht i dhuroi Botërorin e pestë në karrierë, por Leëis Hamilton mbron me forcë pilotin rival të Ferrari. "Mendoj se duhet të tregojnë më tepër respekt për Sebastian – shkruan në Instagram Stories anglezi – Nuk mund të imagjinoni sa e vështrië është të bësh atë që bëjmë në nivelin tonë. Jemi njerëz e për këtë ndonjëherë bëjmë edhe gabime, por ajo që ka rëndësi është si i përballojmë dhe kalojmë përtej”.

Me titullin tashmë të sigurtë (i mjaftojnë 8 pikë më shumë se Vettel në Austin), Hamilton ka dashur ti japë meritat pilotit të Ferrari që, pavarësisht gabimeve të kryera në një sezon që mund të kishte shkuar ndryshe, i komplikoi jetën britanikut për pjesën më të madhe të 2018, duke u rrëzuar vetëm në garat e fundit.

Vettel përfundoi në shënjestër të kritikave për gabimet e shumta që nuk i dhanë mundësi rikuperimi Ferrarit kunddrejt Mercedes. I pari për 2018 ndodhi në Baku kur pas rinisjes nga safety car, tentoi kalimin e Bottas në kthesën e parë, duke dalë jashtë piste e duke u kthyer në garë i katërti. Në Francë ndodhi i dyti, me përplasjen pas Bottas në nisje dhe penalizimin me 5 sekonda që e detyruan në një rikuperim nervoz për një vend të pestë. I treti në Austri me bllokimin e Sainz në kualifikuese që i kushtoi tre pozicione në start, ndërsa në Gjermani preku fundin. Në krye, vetëm pak xhiro nga fundi, Vettel doli nga pista sapo filloi shiu. Në Monza kontakti me Hamilton pas pak kthesave dhe në fund në Japoni, kontakti me Verstappen kompromentoi garën dhe i dhuroi Botërorin Hamilton.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI