Flash

Griezmann: "Topi i Artë i takon një francezi"

Lapsi.al 9 October 2018
Griezmann: "Topi i Artë i takon një francezi"

France Football ka publikuar 30 kandidatët për Topin e Artë 2018. Trofeu në 10 vitet e fundit ka qenë një cështje personale mes Lionel Messi e Cristiano ronaldos, por pavarësisht Champions të tretë radhazi të fituar nga portugezi, këtë vit hegjemonia e tyre mund të thyhet. Është i bindur për këtë Antoine Griezmann, kampion i botës me Francën në verë dhe kandidat potencial për trofeun.

"U shpallëm kampionë bote, bëjmë pjesë në skuadrën më të mirë të botës, e në këtë skuadër duhet të jetë edhe lojtari më i mirë i botës. Kjo është ajo që mendoj, cmimi duhet të shkojë për një futbollist francez".

Griezmann nuk e fsheh dëshirën për të qenë fitues i trofeut: "Për mua është një ëndërr, nes fituesve janë vetëm lojtarë të jashtëzakonshëm. Do të ishte fantastike të bëhesha shembull për të tjerët".

Por elozhet janë edhe për Kylian Mbappe, për të cilin Griezmann nuk ngurron të bëjë krahasimin me Cristiano Ronaldon: "Kur e shoh Kylian më duket se shoh Cristiano Ronaldo e Manchester - tha francezi – Luante në krahë, driblon shumë, shënonte, por nuk kishte një qëllim të qartë. Kur Kylian të bëjë atë që bëri Cristiano në Madrid, të mendojë vetëm të fitojë, do të shënojë 50 gola".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI