Flash

Laboratori anglez/Si u rrëzuan një nga një alibitë e Ramës për vëllezërit Xhafaj?

Lapsi.al 9 October 2018
Laboratori anglez/Si u rrëzuan një nga një alibitë e
Parodia ka mbërritur kulmin. Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe gjithë mbështetësit e tyre bërtasin se PD është kthyer në kinostudio dhe ka paraqitur një film të rremë për bisedën e Albert Veliut me Agron Xhafajn. Sipas variantit të tyre zërin e vëllait të ministrit të brendëshëm e ka luajtur Fredi Alizoti kunati i Babales. Nga na tjetër edhe PD bërtet se është xhiruar një film. Sipas saj policia e Xhafajt ka rekrutuar, paguar apo kërcënuar Fredi Alizotin dhe e ka bërë të pranojë se e ka imituar ai zërin e Agron Xhafajt. Ku duhet gjetur e vërteta në këtë kakofoni? Edi Rama dhe ministri i tij i brendëshëm na premtuan se do të sillnin një provë të një laboratori të njohur shkencor ndërkombëtar që do të gjente të vërtetën. Hoqen shumë keq. Këtu poshtë mund të lexoni gjithë kalvarin që ndoqi ekspertiza deri sa mbëritën në Angli pas rrefuzimit që i bënë italianët… Kronologjia e pamundur e një ekspertize ndërkombëtare

Përgjimi i Babales/ A mund të shfajësohet Xhafaj përmes Arta Markut

Në fakt laboratori privat "JP French Associates" që solli përgjigjen është ndërkombëtarisht shumë i njohur, me një eksperiencë 30 vjeçare. Por problemi është se me përgjigjet e tij ai nuk e ndan dot se kush ka të drejtë në debatin e hapur në Shqipëri. Lapsi.al i ka parë me imtësi pyetjet që prokuroria shqiptare i ka dërguar "JP French Associates". Prokuroria shqiptare ka nxjerë këto kërkesa themelore: A ka prerje, mbivendosje montazhe??? A provohet se është zëri i Agron Xhafajt? A provohet se është zëri i Fredi Alizotit? Lapsi.al ka analizuar edhe përgjigjet që janë dhënë nga ekspertja angleze. Le ti marri me radhë:

Siç shihet edhe në dokumentin e servirur nga prokuroria (LART) sepse atë original të "JP French Associates", nuk e ka parë ende askush, aty thuhet se cilësia e dobët nuk e lejon që të dallohet nëse është Agron Xhafaj. Thuhet gjithëashtu se, me aq sa mund të dëgjohet, zërat e Agron Xhafajt dhe Fredi Alizotit, që nga prokuroria shqiptare paraqitet si manipuluesi i zërit janë shumë të ngjashëm. Thuhet se dallohet lehtësisht që një zë tjetër që prokuroria ka shpënë thjesht për krahasim (nuk ngjan fare). Por ka thënë edhe një element të rëndësishëm: se për të arritur në përfundime ekspertes që ka bërë ekzaminimin do ti duhej një kampion më i mirë. Pra shkurt, ashtu si dhe italianët më parë, anglezët nuk nxjerrin dot përfundime. Madje ata nuk vulosin dot as alibinë që po ngre policia dhe prokuroria shqiptare pra vërtetimin me ekspertizë se bisedat i ka kryer kunati i Babales. Kështu që guri i provës që paraqitën Rama dhe Xhafaj se ata kishin në duar vulën e plotë të një laboratori shkencor ndërkombëtar ka rënë. Dhe rënia e kësaj alibie na kthen në pikën fillestare: Atëherë pse u detyruar ata ta thonin nxitimthi këtë alibi? Pse ju duhej, sa për të fashitur zhurmën? Pse Agron Xhafaj që i ishte fshehur burgut Italian për një dekadë e gjysëm porsa shpërtheu kjo aferë, nuk iu nënshtrua hetimit, por preferoi të shkojë të bëjë menjëherë burg? Pse prokuroria dhe policia e lejuan të largohej dhe në dosje mungon hetimi për të? Apo se duhet të përqëndroheshin vetëm tek pista tjetër hetimore, ajo që e gjitha është inskenuar nga babalja dhe kunati? Dhe në fund edhe një pikpyetje tjetër. Nëse marrim të mirqenë versionin që po i serviret publikut, pasi u rrëzua ai i ekspertizës ndërkombëtare, pra nëse besojmë se Fredi Alizoti qenkësh paguar nga PD për të luajtur atë rol, a nuk mund të mendojmë se ai mund të jetë paguar edhe nga rilindja për të luajtur një rol tjetër, atë sikur e kanë paguar të parët??? Kjo histori po vjen gjithnjë e më tepër erë, aq më shumë që atë që prokuroria e kapur po i thotë shqiptarëve (se ka qenë zëri i Fredi Alizotit) nuk e vërtetion as laboratori "JP French Associates". ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI