Flash

Ish e dashura e Baloteli në mbrojtje të Ronaldos: Kam kaluar 11 muaj dashuri

Lapsi.al 10 October 2018
Ish e dashura e Baloteli në mbrojtje të Ronaldos: Kam kaluar 11 muaj

Cristiano Ronaldo prej disa javësh është përfshirë në një skandal seksual. Ish-modelja Kathryn Mayorga e ka akuzuar për përdhunim pasi e shoqëroi në suitën e tij. E gjithë ngjarja supozohet se ka ndodhur në vitin 2009 në Las Vegas, periudhë kur Ronaldo luante me Manchester United.

Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë fansat e futbollistit dhe botën e futbollit, ndërkohë që ky i fundit ka mohuar të gjitha akuzat.

Pas komenteve të shumta ka reaguar sot edhe një nga vajzat më të famshme italiane Raffaella Fico, e cila ka mbrojtur Cristiano Ronaldon në këtë ngjarje.

Në emisionin e përditshëm “Un Giorno da Pecora” në “Radio Uno” ajo u shpreh: “Unë kam qënë e lidhur për 11 muaj me Cristiano Ronaldon, në kohën kur luante me Manchester United. Ata ishin 11 muaj dashurie. Ai është një djalë normal, i qetë dhe i thjeshtë, me mua ishte një zotëri i vërtetë”.

Fico është njohur  për lidhjen e saj me sulmuesin italian Mario Balotelli, me të cilin ka një vajzë.

Krahas lidhjeve me Ronaldon dhe Balotellin, Raffaella ka qenë pjesë e skandalit seksual të Silvio Berlusconit  “Bunga Bunga”, si njëra prej femrave që ishte takuar rregullisht me ish-kryeministrin italian në orgjitë seksuale.

Të këshilluara

Rambo 5 titullohet zyrtarisht "The Last Blood"

Sylvester Stallone ka nisur xhirimet e kapitullit të pestë të filmave “Rambo”. Mësohet se ky projekt titullohet “Rambo 5: Last Blood”. Do të jetë ky filmi i fun...

14:03

Vidhet trofeu i "Tour de France" në Britani

Trofeu i fituar nga Geraint Thomas në Turin e Francës së këtij viti është grabitur. Lajmi u konfirmua nga vet skuadra e tij “Team Sky”, nëpërmjet një komunikate...

13:41

E dehur në timon, arrestohet Katie Price

Katie Price raportohet se është arrestuar në orët e para të mëngjesit e së mërkurës pasi drejtoi makinën në gjendje të dehur. Sipas The Sun, 40-vjeçari kisht...

13:13

Bebe dhe Rita bashkë, harrojnë Dua-n

Mbrëmjen e djeshme artistet me origjinë shqiptare morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve AMAs, më saktë Dua Lipa dhuroi një performancë të shkëlqyer të ...

12:48

Zbulohet shteti ku u "arratis" Elvana Gjata

Elvana Gjata u largua nga Shqiperia vetëm disa orë pas ngjarjes ne bllok përmes Rinasit ende pa u shpallur në kërkim duke ndjekur te dashurin e saj Ervin Mata, ...

12:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI