Flash

Knut Flenckenstein: Në Shqipëri ka nivel të lartë të krimit të organizuar

Lapsi.al 10 October 2018
Knut Flenckenstein: Në Shqipëri ka nivel të lartë të

Nëse 2 gjykatat më të rëndësishme në Shqipëri, ajo Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionojnë, për Komisionerin Knut Fleckenstein lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk mund të kenë sukses.

Flenckenstein: Sepse nëse këto organe nuk funksionojnë, të gjitha objektivat e tjera do të jenë shumë më të vështira për t’u arritur. Unë do thoja sërish që diferencën do ta bëjë së pari zbatimi i reformës në drejtësi. pasi nëse ky sistem nuk funksionon normalisht, atëherë është e pamundur të arrihet sukses në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pra, ky është një kriter shumë i rëndësishëm, por nuk bëhet fjalë për përzgjedhje midis kritereve, pasi nuk do gjykojnë vetëm ministrat e drejtësisë për përparimin e Shqipërisë, por edhe ata të punëve të brendshme”.

Eduard Kukan ngriti shqetësimin për problematikën e korrupsionit dhe krimit të organizuar që po dëmtojnë progresin e vendit në integrimin europian. Fleckenstein, edhe pse e pranon skepticizimin e disa vendeve anëtare për shkak të çështjeve që kanë të bëjnë me krimin e organizuar thotë se duhet parë me kujdes nëse aktiviteti kriminal zhvillohet brenda Shqipërisë, apo nga shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Fleckenstein: Duhet parë se për çfarë bëhet fjalë kur flasim për krimin e organizuar shqiptar, për të evidentuar me kujdes nëse është krim i organizuar që vjen nga Shqipëria, apo nga shqiptarët në shtetet e tjera ku ata jetojnë. Megjithatë ne e dimë të gjithë dhe qeveria e di shumë mirë, se ka ende një nivel të lartë të krimit të organizuar. Jam i sigurt që ministria e brendshme e di se si mund ta trajtojë çështjen me interlokutorët dhe miqtë e tyre europianë në Gjermani, Francë, Holandë në mënyrë që të bashkohen forcat për të luftuar fenomenin së bashku. Kjo është qasja e duhur dhe të shohim nëse do kemi rezultate të mira lidhur me këtë jo vetëm për sa i përket çështjeve të zyrtarëve të thjeshtë, por edhe për dosje të zyrtarëve të larta. Nuk kam dyshim që kjo do ndodhë.

Raporti është fokusuar dhe tek ecuria që duhet të ketë Shqipëria në aspektin social dhe atë financiar./klan

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI