Flash

Kreu i policisë së shtetit Ardi Veliu kthehet në dëshmitar për çështjen “Babalja”

Lapsi.al 10 October 2018
Kreu i policisë së shtetit Ardi Veliu kthehet në dëshmitar

Ka marrë sërish një tjetër rrjedhë skandali i quajtur “Babalja” që implikoi në një audio-përgjim Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Prokuroria e quajti të inskenuar bisedën telefonike mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt duke deklaruar se rolin e vëllait të Fatmir Xhafajt e kishte luajtur një person i quajtur Fredi Alizoti. Ky person, tashmë i arrestuar e pranoi edhe publikisht në seancën e verifikimit të masës së sigurisë se ka qenë ai që ka aktuar në emër të vëllait të ministrit pasi do të paguhej 100 mijë euro.

Por një tjetër version ka dhënë i regjistruar nga një kamer e fshehtë. Pamjet i ka publikuar deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në emisionin “Opinion” ku Alizoti rrëfen se si i kishte bërë presion kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ky i fundit e kishte shoqëruar personalisht me makinë fierakun duke e provokuar nëse “ishte me ne, apo me ata”. Veliu, një njerëzit më të besuar të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj sipas dëshmitarit të prokurorisë i kishte pirë edhe një kafe para prokurorisë me Alizotin.

“Kam pirë një kafe para prokurorisë. Ky filloi të më blinte mendjen. Kupton? Unë skam gisht fare në këtë muhabet, i thashë. Thjesht i kam ndenjur nga prapa se e kam shok (për Babalen). Ti në daç besoje në daç mos e beso. Këto që po të them janë të vërteta. Provokime gjëra. Kupton ti? Me kë je? Me ne apo me këta? S’kam votuar ndonjëherë në jetën time i thashë” – thotë Alizoti në videon e regjistruar me kamer të fshehtë.

Çështja është se pas publikimit të kësaj videoje a do të merret në pyetje dhe ndoshta nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe drejtori i policisë së Shtetit Ardi Veliu për ndikim në mënyrë të paligjshme në një çështje të hapur? ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI