Flash

Ligji për noterët, qeveria kundër 'Euralius', deputët e PS-së vihen në siklet para ministres

Lapsi.al 10 October 2018
Ligji për noterët, qeveria kundër 'Euralius',

Ndryshimet në ligjin për noterinë, ku numri i juristëve të licencuar për të ofruar këtë shërbim përcaktohet në raportin 1 për 15 mijë banorë, janë kundërshtuar nga Ministria e Drejtësisë. Në relacionin që shoqëron draftin e që mban firmën e depozituesit Pandeli Majko, theksohet se ky është propozim i ekspertëve të EURALIUS-it, por ministrja Etilda Gjonaj kundërshtoi, duke paralajmëruar deputetët mbi pasojat e një vendimi të tillë.

“Problematik është raporti i numrit të noterëve me numrin e popullsisë, ku thuhet 1 me 15 mijë. Do të duhet që të mos organizohen më konkurse, testime të prodhimit të noterisë për t’u certifikuar dhe të mos lëshohen më licenca të reja për 15 vite”, tha Gjonaj.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u duk se nuk e pëlqeu ndërhyrjen e qeverisë, duke rikujtuar se projektligji ishte miratuar tashmë në parim: “Se sa do të jetë raporti, kjo është çështje e studimeve që janë bërë për këtë projektligj. Nuk mund të diskutohen pafundësisht këto gjëra”.

Numri i noterëve nuk ishte i vetmi shqetësim i ministres Gjonaj, e cila theksoi se nocioni i ri i zv/noterit rrezikon të cenojë sigurinë juridike: “Zv/noteri nuk është një person i kualifikuar si noter, nuk mund të kryejë veprime noteriale. Kjo formë rrezikon sigurinë juridike”.

Në këto kushte, Komisioni i Ligjeve shtyu mbledhjen me shpresën e gjetjes së dakortësisë me qeverinë./tch

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI