Flash

Mashtruesi më i pakuptimtë i historisë: Dionicio Farid, meksikani që hiqej si lojtar i Juventus

Lapsi.al 10 October 2018
Mashtruesi më i pakuptimtë i historisë: Dionicio Farid, meksikani

"I lumtur për golin tim të parë me këtë fanellë dhe për përfaqësimin tonë". Një postim klasik në Instagram, foto e festimit, e like të panumërt. Rritet edhe kështu, në ditët tona, fama e një lojtari. Kjo është ajo që ka bërë për shumë kohë, Dionicio Farid Rodriguez Duran, meksikan 19 vjecar. Postimi në Instagram, ishte i shtatorit 2017, foto è festimit të moshave të Juventus pas një goli në fitoren 3-1 në Youth League kundër Olympiacos.

Vetëm se Dionicio Farid tek Juve nuk ka luajtur kurrë. Në atë foto, me shpinë e numrin 17, është Di Pardo. Por ky nuk është postimi i vetëm fals në historinë e meksikanit që për muaj është shtirur si lojtar i moshave të Juventus. Fotomontazh spektakolar me fanellën bardhezi, intervista false, postime të gënjeshtërta mbi ndeshje të luajtura. Në rrjet karriera e tij po fluturonte, vetëm se ishte e gjitha një sajesë.

Sajesë që e lejonte të dilte në gazetat meksikane, të jepte intervista mbi aventurën e tij në Europë, të firmoste autografë për fansat e vegjël. E gjitha kjo, duke vjedhur fotot e moshave të Juventus dhe i publikonte të njëjtat foto në profilin e tij, pasi kishte zëvendësuar fytyrën e njërit prej lojtarëve të vërtetë me të tijën.

Dionicio Farid tani është zbuluar, llogaria e tij në Instagram, me 16mijë ndjekës u mbyll. Vetëm se nga Farid nuk ka asnjë gjurmë. Ai në Itali nuk ka qenë kurrë e me shumë mundësi as futbollist.

Të këshilluara

Milan akord për Paquetá, ylli i ri i Brazilit

Ndërsa kampionati është në pauzë për shkak të impenjimeve të përfaqësueseve dhe tifozët janë të përqendruar në Ligën e Kombeve, Milan nuk humb kohë, madje përfi...

10:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI