Flash

Policia arreston biznesmenin e njohur nga Vlora

Lapsi.al 10 October 2018
Policia arreston biznesmenin e njohur nga Vlora

Policia e Vlorës ka arrestuar biznesmenin e njohur, Pëllumb Petritaj. Arrestimi i tij erdhi në zbatim të një mase sigurimi personal arrest me burg, kërkuar nga Prokuroria e Rrethit dhe miratuar nga Gjykata një ditë më parë.

Sipas hetimeve, dyshohet se Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit. Ai akuzohet për dy vepra penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’.

“Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë, ka bërë ndalimin e shtetasit: Pëllumb Petritaj, 54 vjeç, banues në Vlorë. Shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e tij pasi ky shtetas dyshohet të jetë autorë i kryerjes së veprave penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 287/3 të Kodit Penal. Nga hetimet e kryera, dyshohet se Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit. Për këto vepra penale, mbi bazën e Vendimit Penal nr.1777, datë 09.10.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg'”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI