Flash

Shqipëria nuk mund dot as Jordaninë

Lapsi.al 10 October 2018
Shqipëria nuk mund dot as Jordaninë

Duhej të ishte miqësorja e moralit përpara transfertës në Izrael, për Ligën e Kombeve,  por 90 minutat në Elbasan Arena mund të kthehen në boomerang për një fitore të munguar dhe një lojë nën ton.

Vetëm 0-0 edhe pse rastet nuk munguan për skuadrën e Panuccit që tani e gjen veten të detyruar të bëjë rezultat katër dite më vonë.

Ndër debutuesit ka qenë i pafat Mihaj, I dëmtuar që në fillim të ndeshjes, ndërsa ka bërë performancë të mirë Uzuni. Grintë, teknikë e një shtyllë e goditur nga sulmuesi, që mund ti kishte dhënë vetes debutimin perfekt, nëse do të kishte korigjuar shënjestrën me pak centimetra.

Tekniku Italian provoi edhe me dy sulmues e në këtë pikë Balaj e Manaj nuk zhgenjyen, por barriera e Jordanisë nuk lëshoi.

Tani në Izrael bëhet e vështirë të shpresojmë per rezultat, gjithnjë nëse luajmë në këtë mënyrë. Panucci para ndeshjes deklaroi se do të përdorte një pjesë të mirë të lojtarëve që do të luanin në Izrael... Kushedi nëse pas kësaj ndeshje nuk ka ndryshuar mendim.

Të këshilluara

Kombëtarja: Debutim fatkeq për Mihaj

Ndeshja e parë për mbrojtësin e kombëtares, Enea Mihaj, zgjati vetëm 6 minuta. Mbrojtësi u dëmtua rëndë në kavilje, në një kontrast loje dhe u detyrua të dalë n...

21:15

Mavraj kapiteni i përhershëm i kombëtares

Ishte çështja që kishte shqetësuar ambientin kuqezi në javët e fundit, por pas njoftimit të teknikut Christian Panucci se vetë futbollistët do të zgjidhnin kapi...

19:32

Milan akord për Paquetá, ylli i ri i Brazilit

Ndërsa kampionati është në pauzë për shkak të impenjimeve të përfaqësueseve dhe tifozët janë të përqendruar në Ligën e Kombeve, Milan nuk humb kohë, madje përfi...

10:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI