Flash

Skandal në futbollin belg, shumë të arrestuar, mes tyre edhe trajneri i Brugge

Lapsi.al 10 October 2018
Skandal në futbollin belg, shumë të arrestuar, mes tyre edhe

Një rast "calciopoli" shpërthen në Belgjikë. Në fakt, janë kryer një sërë hetimesh në vend lidhur me disa prej klubeve që i përkasin Jupiler Pro League, Superliga belge. Mes tyre janë edhe Genk, Anderlecht, Brugge dhe Standard Liege. Pra, pritet një lloj "calciopoli" si në kampionatin elitar italian para disa vitesh, me Prokurorinë belge që po heton krime të ndryshme si pastrimi i parave dhe korrupsioni.

Me kërkesë të gjyqtarit hetues, njofton Prokuroria Federale janë kryer 13 hetime jashtë Belgjikës (mes vendeve të përfshira Franca, Luksemburgu, Qiproja, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia). Prokurorët kanë hetuar për më shumë se një vit transaksione financiare të dyshimta të kryera nga agjentët e lojtarëve, që duket se kanë cënuar rregullsinë e ndeshjeve të sezonit 2017/2018.

Sipas burimeve të afërta me hetimin, një nga figurat e futbollit që u arrestua të mërkurën është trajneri kroat i Brugge Ivan Leko, i cili u ndalua ndërsa ishte në shtëpi. Pra konfirmohen thashethemet e mediave belge, për një hetim ku janë përfshirë shumë ekipe të Pro League. Presidenti i klubit Bart Verhaeghe tha: "Ne nuk kemi asgjë për të fshehur, kemi kontrolluar kontratat dhe faturat dhe do të dalë se gjithçka do të jetë e pastër dhe e rregullt". Ndërmjetësit Dejan Veljkoviç dhe Mogi Bayat, të arrestuar gjithashtu, janë në qendër të këtij operacioni të quajtur "Duar të pastra".

https://twitter.com/gertgysen/status/1049974029250162688?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1049975253076795394&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazzetta.it%2FCalcio%2FCampionati-Esteri%2F10-10-2018%2Fbelgio-scoppia-caso-calciopoli-raffica-perquisizioni-300556472518.shtml

Një rast shqetësues për imazhin e futbollit belg". Kështu KBVB, Federata Belge, komentoi mbi hetimin që tronditi të mërkurën në mëngjes: "Ne po presim rezultatet e hetimeve dhe marrjes në pyetje" - ka  thënë zëdhënësi Pierre Cornez, në mbështetje të CEO të kampionatit Pierre François. Sipas raporteve të gazetarit belg Gert Gysen për mediat sociale, shoqëritë që do të paraqiten në gjykatë janë Genk, Brugge, Anderlecht, Standard Liege, Gent, Oostende, Kortrijk, Lokeren dhe Mechelen (kjo e fundit luan në serinë e dytë).

Të këshilluara

Mavraj kapiteni i përhershëm i kombëtares

Ishte çështja që kishte shqetësuar ambientin kuqezi në javët e fundit, por pas njoftimit të teknikut Christian Panucci se vetë futbollistët do të zgjidhnin kapi...

19:32

Milan akord për Paquetá, ylli i ri i Brazilit

Ndërsa kampionati është në pauzë për shkak të impenjimeve të përfaqësueseve dhe tifozët janë të përqendruar në Ligën e Kombeve, Milan nuk humb kohë, madje përfi...

10:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI