Flash

VIDEO/ "O Ko** kandari do shkosh në burg" si shpërthyen Muç Nano dhe Lenc Vangjeli pas videos së Salianjit

Lapsi.al 10 October 2018
VIDEO/ "O Ko** kandari do shkosh në burg" si shpërthyen

Më shumë se sa Ramën, Xhafën apo Taulant Ballën, duket se video e publikuar mbrëmë në Opinion nga Salianji, ka prekur analistët Lorenc Vangjeli dhe Mustafa Nano.

Menjëherë pas videos të dy kanë reaguar duke dalë edhe nga etika gazetareske dhe njerëzore në studion televizive. Ata kanë shpërthyer në ironi dhe fyerje ndaj deputetit demokrat, i cili solli me një USB videon ku, sipas Salianjit, dëshmitarit të prokurorisë që mbronte Agron Xhafën po i bëhej presion nga drejtori policisë Ardi Veliu.

Sjellja e dy analistëve ka qenë mjaft e çuditshme pasi në vend që të kuptonin nëse dhe se si ishte manipuluar hetimi, Nano dhe Vangjeli janë marrë personalisht me deputetin Salianji me një fjalor të pazakontë për një debat publik.

“O koqe kandari po të përdorin, do shkosh në burg, o idiot!”- iu hakërrua Nano, Salianjit. Nga ana tjetër, Vangjeli përdori termat idiotësi, budallenj dhe mitomanë. “Është një idiotësi e madhe more. Rrituni!”- tha Lorenc Vangjeli.

Më shumë se sa video dhe ajo çka përmbante ajo, u duk se Vangjelin dhe Nano ishin më shumë të interesuar të merreshin me lajmësin dhe jo me faktet që paraqiti deputetit demokrat.

Video nga Opinion në TV Klan:

https://lapsi-al.wistia.com/medias/x679l6h181

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI